Kovaçevski pas takimit me Mickovskin: Koha është për vendime të mençura dhe përgjegjësi të përbashkëta që do të na sigurojnë ardhmëri evropiane

Në suaza të konsultimit të gjerë pas marrjes së propozimit evropian, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, mbajti takim me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski. Pas përfundimit të takimit, Kryeministri Kovaçevski u bëri thirrje të gjithë palëve politike për vendimeve të mençura dhe përgjegjësi të përbashkët para detyrës për të siguruar të ardhmen evropiane, pasi që tani kemi mundësi të papërsëritshme për prosperitetin e shtetit që ua kemi borxh brezave të ardhshëm.

Në vazhdim është deklarata integrale e Kryeministrit Kovaçevski:

"Kjo çështje që po diskutojmë këto ditë është me të vërtetë e rëndësishme edhe për të ardhmen e shtetit edhe për të ardhmen e qytetarëve. Do të doja të përsëris se pozicioni në të cilin jemi sot është shumë më i favorshëm për ne dhe para nesh kemi një propozim që i përfshin vërejtjet tona dhe pikëpamjet qartë të paraqitura dhe për këtë nuk duhet të kemi ndonjë dilemë.

Në propozimin evropian kemi përcaktuar pozicione për një pranim të qartë dhe të paqartë të gjuhës MQ, kjo ishte çështja më e rëndësishme për ne dhe për këtë arsye unë dua të jem i qartë - gjuha maqedonase është absolutisht e pastër dhe e barabartë me gjuhët e tjera të Bashkimit Evropian pa asnjë fusnotë, shpjegime shtesë dhe yje.

Propozimi gjithashtu i vendos çështjet historike bilaterale jashtë kornizës së negociatave, çështjet e hapura me fqinjët duhet të mbyllen, por do të kemi kohë derisa të njëjtat nuk janë dinjitoze dhe të drejta për të dyja palët.  BE-ja thekson se kjo duhet të zgjidhet në bazë dypalëshe dhe për këtë kjo assesi nuk është pjesë e kornizës së negociatave.

Marrëdhëniet e mira fqinjësore si të tilla janë fondament i BE -së, ne kemi rënë dakord që atë do ta pranojmë si fakt qysh në vitin 2001 kur është nënshkruar marrëveshja për stabilizim dhe asocim. Në atë frymë sipas atij parimi dhe sipas  praktikës dhe traditës së vendosur, detyrimi ynë si anëtar i ardhshëm i Unionit do të jetë që të punojmë për marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe këtë do ta bëjmë  përmes  përmbushjes së marrëveshjes së fqinjësisë së mirë ashtu siç e bëjmë  me përmbushjen e Marrëveshja Prespës.

Në atë frymë, sipas atij parimi dhe sipas praktikës dhe traditës së vendosur, detyrimi ynë si anëtar i ardhshëm i Unionit do të jetë që të punojmë në marrëdhënie të mira fqinjësore. Dhe këtë do ta bëjmë përmes përmbushjes  së Marrëveshjes së mirë fqinjësore, ashtu siç e bëjmë edhe me përmbushjen e Marrëveshjes së Prespës.

Protokolli mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë nuk është shënuar në Kornizën e negociatave. Ai është një dokument bilateral që nuk është pjesë e Pakos evropiane.

Ky propozim përfundimtar evropian mundëson fillim të pakushtëzuar të negociatave të aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE -në dhe operacionalizim të vendimit të Këshillit Evropian deri në mars 2020. Negociatat me Bashkimin Evropian do të mund t’i fillojmë menjëherë pas marrjes së vendimit tonë për pranimin e propozimit. Për në fund, dua që t’ju drejtohem drejtpërdrejtë qytetarëve. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për ndjeshmërinë  ndaj kësaj çështjeje. Është lehtë që të refuzojmë, të shtyjmë,  të zgjedhim pasigurinë e re, por në këtë moment historik duhet të mendojmë në mënyrë racionale  me një kokë të ftohtë.

Ka nevojë  për mençuri dhe përgjegjësi dhe në mënyrë objektive  analizë  e të gjitha skenarëve, duke u kujdesur për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Nga kjo çështje nuk duhet të bëjmë një politikë ditore. Kjo është  një çështje me rëndësi historike  dhe  strategjike ndaj së cilës çdo politikan dhe çdo qytetar duhet t'i qaset  shumë seriozisht. Apeloj deri te të gjithë, që t’u përmbahemi fakteve, t’u përmbahemi dokumenteve zyrtare dhe interpretimit të tyre të duhur.

Dua t’u bëj thirrje  të gjithë palët politikë të marrin parasysh madhësinë e detyrës që është vendosur para nesh, dhe të veprojë në mënyrë konstruktive, të përgjegjshme dhe shtetërore. Ne absolutisht  mund që mos të pajtohemi  politikisht, por të gjithë kemi një përgjegjësi të përbashkët  të sigurojmë  jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.

Ne deri më tani, si Qeveri, në mënyrë konsekuente kemi mbajtur  pozicionet shtetërore për sa i përket negociatave me Bullgari në çdo aspekt, kemi mbrojtur interesin nacional dhe identitetin kombëtar maqedonas.

Kemi premtuar që do të luftojmë për të mbajtur linjat kryesore të kuqe të cilat me muaj i kemi përsëritur dhe për të cilat Kuvendi  miratoi  Rezolutë  konsensuale. Dhe atë  e bëmë. Atë ende e bëjmë dhe ne do të bëjmë në çdo hap të ardhshëm të këtij procesi.

Ky është  moment historik për vendin, një nga të rrallët, si referendumi për deklarimin e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, siç është Marrëveshja e Ohrit, si Marrëveshja e Prespës.

Kemi mundësinë të vetme për të përmbushur qëllimin tonë strategjik të shumëpritur, anëtarësimi i  plotfuqishëm në BE. Ky është vizioni ynë, kjo është e ardhmja jonë.

Ne kemi mundësi të vetme për të përmbushur qëllimin tonë strategjik të shumëpritur – anëtarësimi i plotfuqishëm në BE. Ky është vizioni dhe e ardhmja jonë. Kemi një mundësi të papërsëritshme për të siguruar prosperitetin e shtetit, për shkak se atë ua kemi borxh brezave të ardhshëm. Kohë është për vendime të mençura”, tha Kovaçevski.