Takim i Kryeministrit Zaev me ambasadoren Barishiq: Pritshmëri për vazhdimin e tempit efikas për zhvillim

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takua me Danijella Barishiq, ambasadore e Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila përfundon mandatin e saj në vend.

 

Në takim u shprehën urime për punën e kryer nga ana e Kryeministrit Zaev dhe Qeverisë në plan të jashtëm dhe të brendshëm, si dhe u shpreh pritshmëri që zhvillimi dhe ndryshimet pozitive të vazhdojnë me tempin e deritanishëm efikas.

 

Gjithashtu u shpreh mbështetje për integrimet e Republikës së Maqedonisë së Veriut. U fol edhe për rëndësinë nga menaxhimi efikas me krimin dhe korrupsionin në këtë drejtim, nga sjellja e Ligjit për Prokurori Publike.

 

“Ne si Qeveri i zbatuam të gjitha parakushtet për shtet funksional të së drejtës. Presim që këtë proces ta rrumbullakësojmë me sjelljen e shpejtë të Ligjit për prokurori publike në Kuvend. Integrimet në NATO dhe data për fillimin e negociatave me BE-në dhanë rezultatet e para me rritjen e ekonomisë. Paga më të larta dhe rritja e standardit për qytetarët është ajo në të cilën jemi fuqishëm të fokusuar”, tha Kryeministri Zaev.

Kryetari i Qeverisë Zaev, shprehu falënderim të madh deri te ambasadorja Barishiq për kontributin personal të saj për tejkalimin e momenteve më të vështira në rindërtimin e proceseve demokratike në vend, si dhe deri te Republika e Kroacisë e cila është mike tradicionale e sinqertë dhe mbështetëse e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Në takim u kumtua edhe se përparimi i euro integrimeve të vendit tone dhe zgjerimi i BE-së do të jetë në fokusin e presidencës kroate të Këshillit të BE-së, e cila fillon në 1 Janar 2020.