Qeveria i fton të gjithë qytetarët në festën me rastin e 8 Shtatorit – Dita e Pavarësisë, e diel me fillim në orën 11:00, në Parkun e qytetit tek Guaca: Nën moton “Ngjyrat e Pavarësisë” t’i kremtojmë ngjyrat e lirisë, gëzimit dhe bukurisë

Shënimi i Ditës së Pavarësisë – 8 Shtatori, këtë vit do të mbahet nën moton “Ngjyrat e Pavarësisë” dhe kremtimi i përbashkët do të mbahet në Parkun e qytetit, para Guacës.

Me rastin e shënimit të 8 Shtatorit – Dita e Pavarësisë, Qeveria e RMV-së, fton të gjithë qytetarët në kremtim të përbashkët të dielën me fillim në orën 11:00 në Parkun e qytetit në Shkup.

“Të nderuara media dhe qytetarë Ju ftojmë që bashkë t’i kremtojmë ngjyrat e lirisë, gëzimit dhe bukurisë”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Muamet Hoxha në konferencën e rregullt për shtyp.

Me rastin e Ditës së Shtetësisë, në Parkun e qytetit do të mbajë fjalim Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev.

Në kuadër të ngjarjes është paraparë program i pasur kulturor-artistik dhe program argëtues. Do të performojnë “Petko dhe Pesë Plus”, grupet “Aj Kju”, “Densers Junajted”, Violeta Tomovska, Elita Ziberi dhe DJ Dragan B. Kostiq.

Zëdhënësi Hoxha informoi që do të vendosen disa stenda, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shijojnë ushqimin tradicional nga të gjitha anët e vendit tonë, të marrin pjesë në aktivitete sportive dhe ta kontrollojnë shëndetin e tyre.

“Qytetarët e interesuar do të kenë mundësi të matin tensionin, të bëjnë kontrollin e syve dhe të marrin më tepër informata për masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë, Drejtorisë për të Ardhura Publike, të njoftohen dhe të ndjekin aftësitë e Armatës dhe policisë. Përfaqësuesit e Ministrisë për Punë të Brendshme do të demonstrojnë ushtrime me qen, ndërsa përfaqësuesit e “Tigrave” do të ndihmojnë gjatë lëshimit me litar për alpinizëm”, shtoi zëdhënësi Hoxha.

Stenda e Agjencisë për Rini dhe Sport do të sigurojë pajisje për ping-pong, badminton, karate dhe të interesuarit do të kenë mundësi të provojnë një pjesë të arteve parciale dhe të njoftohen me përfitimet e Kartelës Evropiane për Rini.

Në stendën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, vullnetarë nga organizata joqeveritare do të informojnë për garancinë e të rinjve dhe do të organizohet Ekspozitë e fotografive të fëmijëve nga shtëpitë e grupeve të vogla.

Qytetarët në stendën e Ministrisë për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor do të kenë mundësi të njoftohen me masat për mbrojtje më të mirë të ambientit jetësor, si dhe të sjellin dhe në mënyrë të sigurt të anulojnë bateritë e shfrytëzuara.

Në dy stenda të brenduara, përfaqësues të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim do të shpërndajnë doracak për mbrojtje nga zjarri në ambient të hapur dhe do të mbajnë demonstrim praktik për përdorimin e aparateve shtëpiake PPA.

Kremtimi solemn i Ditës së Shtetësisë së vendit tonë, do të fillojë me nderime dhe vënie lulesh në varrezat e partizanëve në Butel, nga delegacioni i udhëhequr nga Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, në varrezat e Presidentit të ndjerë Boris Trajkovski dhe ish Presidentit Kiro Gligorov.