Takimi i kryeministrit Spasovski me drejtuesit e komuniteteve fetare: Mbështetje e fortë për ballafaqimin me virusin Corona dhe qëndrim i përbashkët se shëndeti i qytetarëve është përparësia kryesore

Kryetari i Qeverisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, i shoqëruar nga drejtori I Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, Darijan Sotirovski, u takuan me krerët e bashkësive fetare në vend, të Kishës Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopata e Ohrit, Kryepeshkopi i Ohrit, Maqedonisë z.z. Stefan dhe i Bashkësisë Fetare islame, Reis ul Ulema Haxhi Sulejman efendi Rexhepi, Kishës Katolike, Peshkopi dhe ekzarku i Strumicës- Shkupit, Kiro Stojanov, të Kishës Metodike Ungjillore, Kryetar  i përfaqësisë të Kishës, Emil Zaev.

Në takim  janë përshëndetur masat dhe hapat që i ndërmerr Qeveria në ballafaqimin me virusin korona, në drejtim të mbrojtjes efikase të shëndetit të qytetarëve.

Është shprehur falënderim deri tek Kryeministri Spasovski për hapjen për bashkëpunim dhe është shprehur mbështetja e fortë për të bërë gjithçka të mundshme për trajtimin e situatës.

 

Kryeministri Spasovski, i ka informuar kryetarët e bashkësive fetare për të gjitha informatat e rëndësishme rreth masave që i ndërmerr Qeveria për mbrojtjen e shëndetit të të gjithë qytetarëve, si prioritet kulmor.

Krerët fetarë, megjithatë, e kanë informuar kryeministrin për masat që ata i ndërmarrin për mbrojtje më të madhe të besimtarëve.

Në takimin janë shqyrtuar mundësitë për mbrojtje maksimale të besimtarëve.

I përbashkët është qëndrimi, se shëndeti i qytetarëve është prioritet kulmor, dhe se të gjithë në shtet, duke i përfshirë dhe bashkësitë fetare dhe besimtarët, duhet të jenë në nivel të përgjegjësisë me qëllim që të kontribuohet për pengimin e përhapjes së mundur të sëmundjes dhe pasojave të padëshiruara.