Filipçe: Është mirë që për momentin kemi rritje lineare të numrit të rasteve, përafërsisht numër të njëjtë çdo ditë, e jo në mënyrë eksponenciale, por ne jemi të gatshëm të pranojmë dhe të trajtojmë pacientë madje edhe po të ketë rritje

Sot në konferencën e rregullt për shtyp, ministri i Shëndetësisë dr.Venko Filipçe foli për gjendjen me COVID-19 në vend dhe theksoi se nuk duhet të ketë as dyshim aspak se nuk jepen numra të saktë, numrat absolutisht janë të sakta, ato i ndajmë me pëfaqësuesit zyrtarë të OBSH-së dhe këtu nuk ka hapësirë për manipulim nga asnjë shtet.

“Në 24 orët e fundit  janë regjistruar 18 raste të reja me koronavirus në vend, edhe atë  11 në Shkup, katër në Prilep, dy në Kumanovë dhe një në Tetovë, me çfarë numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID19 sot deri në orën 12 është 219 persona. Sipas vendit të jetesës, deri më tani raste me COVID-19 janë regjistruar në Shkup (134), Dibër (43), Kumanovë  (17), Shtip  (tetë), Prilep  (gjashtë), Ohër (tre), Veles (tre), Kavadar  (dy), Tetovë (dy) dhe Gostivar  (një). Në vend ka tre pacientë të shëruar dhe fatkeqësisht, tre të vdekur. Lidhur me numrin e rasteve të regjistruara, dua ti sqaroj opinionit se nuk duhet të ketë dyshim aspak dyshim se nuk jepen numra të saktë, numrat absolutisht janë të sakta, nuk mund të jetë ndryshe, i ndajmë me përfaqësuesit zyrtarë të OBSH-së dhe këtu nuk ka hapësirë për manipulim, as nuk do të ketë, as nuk ka nga asnjë shtet që komunikon me OBSH-në”, deklaroi ministri Filipçe.

Ministri Filipçe theksoi se është mirë që për momentin kemi rritje lineare të numrit të rasteve, përafërsisht numër të njëjtë çdo ditë, e jo  në mënyrë  eksponenciale, por tha se jemi të gatshëm të pranojmë dhe të trajtojmë pacientë madje edhe po të ketë rritje.
 

Filipçe infomormoi se në në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile  janë hospitalizuar 41 pacientë prek të cilëve shtatë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, por ato janë në mënyrë respiratore të pavarur , nuk u nevojitet ndihmë nga ventilimi mekanik, 27 pacientë janë mesatarisht rëndë dhe shtatë janë me simptoma me të lehta, ndërsa stabile është gjendja edhe e pacientëve nga Shtipi.

Në Entin për Rehabilitim në Kozle, sqaroi se ende vazhdojnë kontrollet, anketat. Janë marrë materiale të edhe 18 të punësuarve, menjëherë pas arritjes së të gjitha rezultateve do të bëhet plan për funksionimin e këtij institucioni, ndërsa ekziston mundësi më e madhe nga e hëna të punojë vetëm pjesa e ambulancës me orar përkatës të punonjësve shëndetësor, megjithatë nuk janë analizat nuk janë ende gati dhe menjëherë pas përfundimit të testeve do të bëhet plan për punë bashkë me epidemiologët.

“Patëm rast në Klinikën për Kardiologji, njëri nga anëtarët e ekipit rezervë në punë ka shfaqur simptome. Ky është rast në pjesën e angiosallës ku nuk ka pacientë të shtrirë por pacientët që vijnë vetëm për intervenim. Në këtë pjesë mjekët lidhur me kontaktin ndaj pacientëve janë tërësisht të mbrojtur për shkak se kështu është teknologjia e punës. Por, nëse konstatohet se dikush është paraqitur në punë i vetëdijshëm se edhe paraprakisht ka pasur simptome do të ndiqen sanksione më të ashpra”, tha ministri Filipçe

Ministri Filipçe tha se sot u janë ndarë maska mbrojtëse, bëhet fjalë për donacion prej 3.000 maska gjatë ditës së djeshme, ndërsa sot edhe 3.000 maska kirurgjikale të cilat do t’u ndahen mjekëve amë, të cilët janë tërësisht të kyçur në sistemin e detektimit gjatë kontrolleve dhe caktimeve të pacientëve.

“Në fillim të javës së ardhshme pritet vendosja e spitalit mobil deri te Spitali për Sëmundje Infektive.Atje do të vendosen objekte në të cilat do të vendosen afër 130 shtretër me çfarë kapaciteti i Klinikës për Sëmundje Infektive dyfishohet me tualete përkatëse, korridore të thata me të cilat do të komunikohet me vetë klinikën, për arsye se konsiderojmë që është mirë të plotësoet kapaciteti aty ku në fakt është ekspertizë”, theksoi ministri Filipçe.

Në konferencën për shtyp, ministri Filipçe potencoi se punonjësit shëndetësor janë plotësisht të mobilizuar dhe kapacitetet janë të gatshme.

“Punonjësit shëndetësor janë tërësisht të mobilizuar dhe kapacitetet janë të gatshme. Kemi edhe pacientë të shëruar, kështu që ne jemi në situatë të amortizohet pranimi i pacientëve. Trajtohen në mënyrë kompetente, terapia është tani më aplikuar – ajo që e njoftuam te të gjithë pacientët në klinikë te e cila veçmë është indikuar, në përputhje me analizat e elektrokardiografisë, kështu që kolegët në të gjitha institucionet publike-shëndetësore po e menaxojnë mirë situatën”, deklaroi ministri Filipçe.