Bytyqi: Pakoja e tretë e masave për zhvillim të ri, mbështetje merr secili që ka nevojë, stimulojmë ekonominë vendore


Преземи презентација | MK AL

 

Bëhet fjalë për mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për rritjen e harxhimeve, mbështetje e drejtpërdrejtë e ekonomisë, bujqësisë dhe turizmit, si dhe shpërblim për punonjësit shëndetësorë që janë më së shumti të ekspozuar, si shenjë falënderimi për punën e tyre.

Efekti i kësaj pako ekonomike janë shumëdimensionale, prandaj edhe rezultatet që do të arrihen me to do të thonë zgjidhje sistemore

●     Do të nxitet harxhimi privat

●    Do të rritet konkurrenca e kompanive vendore në nivel vendor dhe rajonal

●     Do të transformohet dhe do të avancohet pjesë e ekonomisë me sjelljen e IT dhe teknologjive të tjera në punën e tyre.
●     Do të formalizohet pjesë e ekonomisë joformale

●     Do të rritet përdorimi i pagesave të cilat nuk do të jenë në kesh, si instrument për tejkalimin e ekonomisë gri
●    Do të mundësohet modernizimi dhe digjitalizimi i shërbimeve dhe proceseve

Efektet nga kjo pako e re e masave ekonomike është në shumë nivele, do ti ndjejnë të gjithë qytetarët dhe shumë resorë të ekonomisë. Ne jemi shtet social dhe shoqëri solidare, prandaj në masat mund të gjen veten çdonjëri prej nesh – sepse çdo njeri duhet dhe do të merr përkrahjen tonë.

Pikërisht për këtë, me shtyllën e parë të pakos së tretë nëpërmjet dhënies së kartave pagesore për qytetarët, ne nxisim shpenzim më të madh dhe zhvillim të veprimtarive ekonomike vendore, japim mbështetje financiare të drejtpërdrejtë për qytetarët, e cila do ta stimulojë ekonominë vendore.
 

Me vendosjen e kartave pagesore me vlerë prej 9.000 denarë për rreth 100 mijë qytetarë, e stimulojmë ofertën e prodhimeve vendore dhe shërbimeve me mbështetje të drejtpërdrejtë monetare nga shteti, nëpërmjet harxhimeve të qytetarëve.

Shfrytëzues të kësaj kartele mund të jenë personat të papunësuar, kërkues të punës të cilët nuk kanë mbi 15.000 denarë të ardhura mujore, si dhe ata që marrin ndihmë të garantuar minimale. Vlera e kësaj mase është 16 milionë euro.

Në mënyrë intervenuese ne e aktivizojmë turizmin vendor nëpërmjet vauçer me vlerë 6.000 denarë për shfrytëzimin e hoteleve vendore dhe kapaciteteve tjera për akomodim, ndërsa qytetarët do të marrin edhe kartë pagesore prej 3,000 denarë për blerje të prodhimeve dhe shërbimeve vendore.

Me këtë masë janë përfshirë të gjithë qytetarët e punësuar që marrin neto pagë më të ulët se 15.000 denarë në muaj dhe nuk kanë të ardhura shtesë. Kjo do të thotë se pa marrë parasysh të ardhurave mujore në një amvisëri, anëtarët e familjes të cilët kanë të ardhura më pak se 15.000 denarë në muaj, do të mund të jenë  shfrytëzues të këtij vauçeri dhe kartele pagesore. Vlera e kësaj mase është 16 milionë euro.

 Përcaktimi i Qeverisë për tu kujdesur për të gjithë për të krijuar ambient më të lehtë për tejkalimin e pasojave nga virusi korona, e dëshmojmë edhe njëherë nëpërmjet tre masave të posaçme për të rinjtë.

-mbështetje financiare për të rinjtë deri në 6,000 denarë për të mbuluar participimin në Universitet ose akomodimin në konvikte dhe kapacitete të regjistruara për akomodim të studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme të cilët vijnë nga familje me të ardhura.

-kartë pagesore prej 3,000 denarë për blerjen e prodhimeve dhe shërbimeve vendore, për t’u siguruar fuqia blerëse, si kontribut për standardin studentor dhe të shkollave të mesme

-vauçerë prej 30,000 për bashkëfinancimin e trajnimeve për IT dhe aftësive digjitale për mbështetjen e të rinjve që të jenë konkurrentë në tregun e punës dhe të punësohen lehtë në ekonominë e re zhvillimore.

Vlera e këtyre masave për të rinjtë është rreth 12 milionë euro dhe me përfshirje të projektuar prej 100.000 të rinjve.

Në emër të përkushtimit të punonjësve shëndetësorë të cilët ishin në radhët e para në luftën me COVID-19 dhe në shenjë falënderimi, Qeveria do ti shpërblejë mjekët dhe stafin mjekësor në klinikat dhe repartet infektive, në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive dhe reparte, në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile dhe qendrat për shëndet publik, si dhe pjesëtarët e ekipeve të urgjencës, me pagë më të lartë për 20% për dy muaj, që do t’u jepet nëpërmjet kartës pagesore vendore.

Të gjithë personat që kanë mbetur pa punë prej 11 marsit deri më 30 prill të vitit 2020 do të marrin kompensim financiar për dy muaj, përfshirë edhe ata të cilët e kanë ndërprerë raportin e tyre të punës nëpërmjet deklaratës me shkrim, me marrëveshje, por edhe ata të cilët janë pushuar nga puna.

Miratojmë fundjavë pa TVSH për të gjithë qytetarët të cilët nëpërmjet çmimeve më të lira, do të nxisin rrisin shpenzimin por edhe të ardhurat në kapacitetet prodhuese dhe kapacitetet shpenzuese, siç janë shitoret për veshje, teknikë të bardhë, mobilje, sanitari, pajisje shkollore dhe libra. Në këtë mënyrë qytetarët do të fitojnë rikthim më të madh të TVSH-së nga modeli i ri dhe nëpërmjet zgjidhjes ekzistuese softuerike “TVSH-jaIme”. Pritet që me këtë masë 20 milionë euro të hyjnë në ekonominë e vendit.
 

Veç më theksova në fillim të fjalimit tim, që këto masa krahas asaj që kanë për qëllim ta jetësojnë këtë ekonomi të vendit pas krizës së shkaktuar nga COVID-19, kanë për qëllim njëkohësisht ta transformojë dhe ta modernizojë. Ne kemi vendosur se këtë krizë shëndetësore-financiare nuk do ta shohim vetëm si problem dhe rrezik, por para së gjithash si mundësi të re për ekonominë zhvillimore vendore, për ndryshime strukturore dhe rritje.

 

Shtylla e dytë e këtyre masave ofron përkrahje të drejtpërdrejtë të ekonomisë vendore – inovacion dhe zhvillim për mbrojtjen e vendeve ekzistuese dhe të reja të punës.

 

Nëpërmjet kredive pa interes për të gjitha kompanitë mikro dhe të vogla, në vlerë prej 31 milionë euro, nëpërmjet Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut, ne ofrojmë 30% grant për përkrahje të grave, të të rinjve, kompanive që sjellin digjitalizim në biznes ose janë të orientuara drejt eksportit.

 

Me masën – Garancia shtetërore për kredi komerciale dhe për sigurimin e borxhit doganor, shteti vendos në dispozicion mjete financiare për mbështetjen e Start ap kompanive të vogla dhe të mesme nëpërmjet bankave komerciale me vlerë prej 10 milionë euro kapital iniciues për qasje më të lehtë deri në mjete financiare për mbështetje të sektorit privat, nëpërmjet marrjes së pjesës nga rreziku kreditor.

 

Ndërsa, me 3 milionë garanci shtetërore për sigurimin e borxhit doganor, mbështesim eksportin dhe e lehtësojmë qasjen në lëndët e para për përpunim të kompanive vendore në vlerë prej rreth 25 milionë euro, përmes Bankës Zhvillimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Më tutje, do ta mbështesim sektorin privat me 25 milionë euro – për pushtimin e tregjeve të reja, rritjen e konkurrencës dhe modernizimin e ekonomisë.

 

Në përputhje me Ligjin për mbështetje financiare me 25 milionë euro, përmes programit për përforcimin e konkurrencës së industrisë.

 

Në industrinë e tekstilit do të ndihmojmë të plasojë prodhimet në tregjet e reja, përmes krijimit të – Platformës digjitale për tregje të reja për kompanitë e tekstilit.

 

Do të investojmë 1,6 milionë euro për zhvillimin e prodhimeve dhe shërbimeve inovative nëpërmjet  FITR nëpërmjet masës –Mbështetje për start ap produktet dhe shërbimet vendore nëpërmjet FITR, si dhe transformimi i fshatit turistik të Maqedonisë së Veriut në Nerez, në fshat START AP të Maqedonisë së Veriut, në këtë mënyrë stimulojmë edhe hapjen e bizneseve të reja.

 

Me ndihmë financiare prej 245 mijë euro, do t’u ndihmojmë kompanive nëpërmjet subvencionimit të 50% prej shpenzimeve për organizimin e ngjarjeve, trajnimeve dhe konferencave, deri në vlerë maksimale prej 30.000 denarë.

Me shtyllën e tretë të këtyre masave, japim mbështetje për bujqit dhe për të ardhura nga toka pjellore e Maqedonisë së Veriut.

 

Me masën e parë nga kjo shtyllë e mbështesim sektorin bujqësor me 5 milionë euro nëpërmjet Bankës Zhvillimore.

 

I mbështesim ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme që kryejnë prodhimtari primare, përpunuesit dhe eksportin e prodhimeve bujqësore primare të përpunuara.

Pas subvencionimit të vjetshëm prej 30%, me këtë masë e rrisim subvencionimin e konsumin e naftës së gjelbër në 50%. Masa do të përshijë 50 mijë bujq. Masa është në vlerë prej 4.6 milionë euro.

Do ti stimulojmë  përpunuesit e rrushit për prodhimin e produkteve të reja.

Përmes kësaj mase i stimulojmë përpunuesit e rrushit dhe kantinat e verës të prodhojnë distilat alkoolik i cili do të përdoret nga ana e kompanive kimike vendase për prodhimin e mjeteve për dezinfektim. Në tre vitet e ardhshme, mbështetja jonë financiare do të jetë 3,5 milionë euro

Mundësojmë partneritete publike-private në vreshtari dhe sektorin e duhanit.

Përmes modernizimi dhe vendosjes në funksion të kapaciteteve në prodhimtarinë e përpunimeve nga duhani dhe rrushi me qëllim të zhvillimit të mëtejshëm më të fuqishëm të vreshtarisë dhe sektorit të duhanit, si degë bujqësore që eksportohen më shumë.

Planifikohet, konsolidimi i tokës bujqësore për konkurrencë më të madhe të bujqësisë në Maqedoninë e Veriut.

Kjo masë  mundëson vendosjen në funksion e tokës së tërësishme bujqësore, si dhe nxitje n e prodhimtarisë bujqësore vendase, por edhe investime të reja në këtë sektor. Nga kjo masë presim të ardhura prej 250 milionë euro në tre vitet e ardhshme dhe konkurrencë të rritur të bujqësisë maqedonase.

Mundësojmë dhënie  afatgjate të kullotave me qira gjë që do t’u mundësojë blegtorëve të kenë në dispozicion rreth 500.000 hektarë kullota për kullotjen e bagëtisë.

Nëpërmjet programit për financimin e kompanive mikro bujqësore me 3 milionë euro do të mundësojmë financimin Start ap  të vreshtave dhe fermave familjare, të cilave do t’u mundësohen grante deri në 10.000 euro për pajisje për përpunim por edhe për marketing të prodhimeve bimore, qumështore dhe të mishit

Përmes kredisë në Bankës Botërore prej 50 milionë euro do të mundësojmë modernizimin e bujqësisë në Maqedoninë e Veriut, me qëllim rritjen e konkurrencës dhe përfitimit.

Vlera e kësaj pako të tretë të masave ekonomike është 355 milionë euro dhe me të do të përfshihen 730.000 shfrytëzues. Investimi i përgjithshëm në ekonominë vendore ekonomike, tre pakot janë gjithsej 550 milionë euro ose 5 deri në 5.5% nga BPV.

Në fund do të doja të theksoj se pakoja e tretë e masave ekonomikë është harmonizuar me odat ekonomike, sindikatat, organizatat qytetare, si dhe me ekspertë individual në mënyrë plotësisht transparente dhe proces përfshirës dhe besoj se bashkë me efektet nga masat ekonomike nga dy pakot e para, krijojnë mundësi për rritje dinamike dhe ekonomi të re zhvillimore në vend.


Преземи презентација | MK AL