"Qytetarët duhet ta dinë që ne jemi në një rrugë të mirë në forcimin e sistemit juridik," tha Kryeministri Zoran Zaev në lidhje me rastin e të pandehurit të parë në çështjen Target-Fortresa, në një seancë të pyetjeve të deputetëve në parlament.
"Se çdo segment i shoqërisë sonë, dhe ai është ekzekutivi, përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë, gjyqësori përmes gjykatave dhe Prokurorisë përmes vetë prokurorëve, kanë bërë pjesën e punës së tyre, në mënyrë që të mos ketë vend për të fshehur, për të ikur, për të kalkuluar, personi i akuzuar i cili është gati ti shqiptohet dënimi me burg, dhe ky është Sasko Mijalkov dhe u paraqit në Prokurori, u dorëzua", tha Kryeministri Zaev.
"E gjithë ky ambient dërgoi mesazhin dje se sistemi mund të vihet në funksion, duke respektuar ligjet," shtoi Kryeministri Zaev.
Ai tha se vetëm me sundimin e ligjit mund të zbatohen reforma në fusha të tjera, në mënyrë që të arrihet barazia me vendet e zhvilluara.
"Qytetarët duhet ta dinë se regjimi 11-vjeçar ka lënë gjurmë në një mënyrë korruptive dhe me ndikim, dhe megjithatë ka zgjidhje për raste të tilla madhore, të cilat janë simbol i luftës kundër krimit dhe korrupsionit", konstatoi Kryeministri Zaev, duke shtuar se gjyqësori maqedonas, një pjesë e çështjeve përfundojnë në shkallën e parë, disa çështje janë përfunduar dhe disa janë në pritje, siç është kjo çështje e rëndësishme e përgjimit.
"Gjyqtarët janë fytyra e drejtësisë. Procese të tilla në çdo vend nuk janë të thjeshta, nuk janë as në vendin tonë. Jam i bindur që monitorimi i njerëzve tanë dhe presioni pozitiv do të kontribuojnë në përshpejtimin e këtyre veprimeve. Prokurorët dhe gjyqtarët nuk i detyrohen askujt asgjë. Ata kanë nevojë për të rritur efikasitetin, transparencën, shpërndarjen e drejtësisë në mënyrë të barabartë për të gjithë, në mënyrë që të kemi një gjyqësor të reformuar si një përfitim të përhershëm,"porositi Kryeministri Zaev në seancën me pyetje të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.