Grubi dhe Nikollovski: Paunovski e di që inspektoratet marrin 104 punësime, 15 prej të cilave janë për ISHT-në dhe janë jashtë atyre sipas përfaqësimit të drejtë, është e papranueshme të mos respektohen vendimet e Qeverisë

Kumtesë e përbashkët e zëvendëskryeministrave Grubi dhe Nikollovski:

Me Planin e miratuar për sistematizim të administratorëve përmes Programit K-5, i cili ishte miratuar në mbledhjen e 40-të të Qeverisë, Qeveria gjeti zgjidhje për një problem serioz shumëvjeçar për të cilin reaguan qytetarët. Sipas Ligjit për sistematizimin e administratorëve, 1.349 të punësuar sipas programit për përfaqësim të drejtë përfundimisht sistematizohen në detyrat konkrete në gjithsej 237 institucione.Nuk bëhet fjalë për punësime të reja, por për zgjidhje me të cilën shteti përfundimisht siguron angazhime konkrete për të punësuar të cilët me vite ishin shkak për pakënaqësi në publik nga njëra anë, ndërsa të cilët në të njëjtën kohë nuk merrnin kurrfarë detyra pune nga institucionet, nga ana tjetër.

Zbatimi i vendimit është bërë në mënyrë horizontale dhe solidare me përfshirje të madje 237 institucioneve dhe deri më tani asnjë nuk ka refuzuar të marrë pjesë në zgjidhjen, por janë kërkuar modalitete dhe mënyra që e njëjta të zbatohet.

Procesi ka filluar dhe deri më tani janë shpërndarë 635 persona të cilët kanë angazhime konkrete, për shërbim konkret publik dhe të cilët përfundimisht janë të vendosur në sistemin e vlerësimit dhe matjes së angazhimit të tyre.

Nga fillimi i muajit të ardhshëm, fillon sistematizimi i grupit tjetër sipas planit të përcaktuar edhe atë 18 në Agjencinë për Punësim, tre në Inspektoratin e Gjuhëve dhe gjashtë në Regjistrin Qendror. Gjithashtu, 143 janë në procedurë që të fillojnë me angazhim real të punës në MPB, ndërsa 101 në DAP. Nga numri i përgjithshëm i personave të cilët sistematizohen, 1.182 kanë pranuar të sistematizohen, 38 kanë refuzuar dhe janë në transfer listë, 13 vetë kanë dhënë dorëheqje, ndërsa të tjerët i kanë përmbushur kushtet për pension. Sipas këtyre të dhënave, suksesi i planit është gati 90 për qind

Të punësuarit sistematizohen në institucion tjetër në sektor publik në vendin adekuat të të njëjtit nivel, gjegjësisht në vendin e punës për të cilin i punësuari i përmbush kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në aktin për sistematizim në vendet e punës në institucionin në të cilin sistematizohen. Këta persona tashmë janë të punësuar, për ta nuk nevojiten financa shtesë, dhe sipas Planit, pas sistematizimit në institucionet konkrete, puna e tyre do të vlerësohet sipas kritereve të sistemit të meritave.

Administratorët të cilët sistematizohen nuk janë zëvendësim për kërkesat e rregullta për kuadro të cilat i kanë institucionet, si për shembull, kërkesat të cilat i kanë inspektoratet.

Kërkesat për punësime të reja shkojnë në procedurë të ndarë ndaj të cilës assesi nuk ndikojnë këto sistematizime.

Sipas kësaj, Qeveria në mbledhjen e 43-të ka sjellë vendim për 104 punësime të reja të inspektorëve në inspektoratet, me çka i ka obliguar Ministrinë e Financave, të Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe për Sistem Politik që t’i miratojnë planet vjetore për punësime të shërbimeve inspektuese, ndërsa veçanërisht për Inspektoratin Shtetëror të Tregut. Bëhet fjalë për punësime të reja të cilat assesi nuk kanë lidhje me sistematizimin e tashmë të punësuarve sipas përfaqësimit të drejtë.

Qeveria nuk ka pritshmëri e as kërkesa që personat e sistematizuar në Inspektorat t’i kryejnë punët e inspektorëve, por Qeveria e di se në të gjitha institucionet ka nevojë për angazhim shtesë në nivele të ndryshme, veçanërisht nëse për këtë institucioni nuk ka shpenzim financiar shtesë.

Për këtë, nuk duhet të manipulohet publiku se ky sistematizim i cili është sipas ligjit të miratuar dhe sipas vendimeve të Qeverisë, e zëvendëson nevojën për kuadro të rinj. Për çdo mospajtim rreth vendimeve qeveritare kanë ekzistuar dhe ekzistojnë mekanizma të qartë që e njëjta të realizohet përgjatë institucioneve përmes përfaqësimit adekuat organizativ, përmes vërejtjeve zyrtare, përmes takimeve të punës, në të cilat argumentohen zbatimi i politikave dhe vendimeve në realizim zë programeve të Qeverisë. Njëherësh, e njoftojmë publikun se kryeministri Zaev gjatë ditës së djeshme ka pasur tentim për komunikim direkt me drejtorin Paunovski me qëllim gjetjen e zgjidhjes së përbashkët, por Paunovski nuk i është përgjigjur thirrjes.

Duke i mënjanuar kanalet e përcaktuara qartë për komunikim në kuadër të institucioneve qeveritare në mënyrë eksplicite shkelet neni 4 i nenit 6 të Kodit për sjellje etike të anëtarëve të Qeverisë dhe bartësve të funksioneve publike të emëruar nga ana e Qeverisë.

Sipas nenit 4 bartësit e funksioneve ekzekutive i kryejnë autorizimet e tyre publike dhe obligimeve sipas Kushtetutës, ligjit dhe rregullave të tjera të miratuara në bazë të ligjit, ndërsa sipas nenit 6 bartësit e funksioneve ekzekutive lirshëm dhe hapur i shprehin qëndrimet në lidhje me politikat e propozuara, por në mënyrë solidare i mbështesin politikat dhe vendimet qeveritare pasi ata të miratohen, ndërsa në paraqitjet e tyre publike politikat i prezantojnë sipas këtij Kodeksi.

Sipas nenit 10 të Ligjit për Inspektorat Shtetëror, me punët e inspektoratit me të cilin udhëheq drejtori të cilin e emëron dhe shkarkon Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa sipas nenit 14 të Ligjit për mbikëqyrje inspektuese, me inspektoratin udhëheq drejtori i inspektoratit, të cilin e emëron dhe shkarkon Qeveria në përputhje me ligjin.

Gjithashtu, sipas nenit 6 të Ligjit për organizim të punës së organeve të administratës shtetërore organi i pavarur i administrues shtetërore, siç është Inspektorati Shtetëror i Tregut, për punën e tij përgjigjet para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa në ligj janë paraparë procedura për re të vendimeve të Qeverisë, në mesin e të cilëve edhe propozim për shkarkim.