Carovska në Ankara në takim me ministrin turk të Arsimit Zija Selçuk

Forcimi dhe intensifikimi i bashkëpunimit në sferën e arsimit, veçanërisht në sferën e reformave në arsimin fillor dhe të mesëm profesional ishte temë diskutimi e ministrave të  Arsimit të të dy vendeve, Milla Carovska dhe Zija Selçuk në takimin e sotëm të punës në Ankara (R.Turqisë).

Në takim, Carovska dhe Selçuk shkëmbyen përvoja në lidhje me teknologjitë e reja që  aplikohen në arsim, hulumtimet e përbashkëta në fushën e arsimit, si dhe përgatitjen e materialeve arsimore dhe bashkëpunimi në fushën e projekteve kërkimore shkencore. 

Në takim, ministrja Carovska falënderoi për  mbështetjen që Maqedonia e Veriut  merr nga Republika e Turqisë në sferën e modernizimit të arsimit.

Ministri Selçuk përshëndeti  përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për të përmirësuar kushtet në arsim dhe theksoi se Turqia është një partner i fortë dhe mbështetës i Maqedonisë së Veriut  në realizimin e këtyre proceseve.

Të dy ministrat shkëmbyen përvoja në lidhje me mësimdhënien gjatë kohës së pandemisë  dhe u dakorduan se pandemia i përshpejtoi  proceset e transformimit në arsim që ofrojnë mundësi për ndryshime, përparime dhe modernizime afatgjata.

Delegacioni nga Maqedonia e Veriut i përbërë prej  ministres  Milla Carovska , zëvendës- ministrit të  Arsimit dhe Shkencës Arafat Shabani dhe këshilltarit shtetëror për politika arsimore , Gjonul Bajraktar, ka planifikuar gjithashtu të takohen me kryetarin  e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë, Mustafa Shentop . Gjithashtu , ata vizituan selinë qendrore të  TIKA-s ku diskutuan për mbështetjen në fushën e infrastrukturës shkollore në Maqedoninë e Veriut.