MSHIA prijatare në zbatimin e modelit CAF2020

Në punëtorinë e organizuar nga ReSPA( Shkolla regjionale për administratë publike) në të cilën u diskutua për modelin CAF2020, ministri i shoqërisë informatike dhe administratës (MSHIA), Admirim Aliti i përshëndeti të pranishmit dhe theksoi ndërmjet tjerash se MSHIA është prijatare në zbatimin e modelit CAF2020.

“Dua të theksoj se procesi i implementimit të modelit CAF në institucionin tonë nga sjellja e vendimit e deri në punëtorinë e sotme për prioretizim ka përkrahjen e plotë nga ana ime pasi që me një vetëvlerësim të mirë të zbatuar nga institucioni shihen mungesat dhe ndërmerren aktivitete të cilat institucionin e orientojnë drejt të shkëlqyerës dhe përgatitjen e shërbimeve efikase dhe efektive ndaj qytetarëve.”, deklaroi ministri Aliti.

Dhe vazhdoi duke thënë se Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës si një pikë kontaktuese nacionale për menaxhimin me cilësinë që jep përkrahje për tërë sektorin publik në këtë sferë është e para në shtetin tonë që do ta implementoje modelin CAF2020 i cili si risi nga modelet paraprake theksin e vendos në digjitalizim, qëndrueshmëri dhe llojllojshmëri.

Jam i sigurt se edhe punëtoria e sotme për prioretizim me sukses do të zbatohet si i tërë procesi deri më tani, dhe do të rezultojë me një Plan të mirë për realizimin e aktiviteteve të cilët do të kontribuojnë edhe për një punë më të suksesshme në institucionin tonë. Vet implementimi i modelit CAF në institucionin tonë po ndodh në kohën e vërtet si përkrahje për nisjen e pilot projektit për riorganizim.