Kovaçevski: Konkluzat në Kuvend mbrojnë gjuhën dhe identitetin maqedonas dhe do të jenë udhërrëfyes për këtë dhe qeveritë e ardhshme në proceset e BE-së

Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit tha se konkluzat e votuara nga Kuvendi do të jenë bazë për negociatat dhe proceset eurointegruese.

“Qëllimi i këtyre konkluzave është pikërisht mbrojtja e gjuhës dhe identitetit maqedonas. Dhe jo vetëm kjo Qeveri, por edhe të gjitha qeveritë e mëvonshme që do të negociojnë me BE-në, që do të nënshkruajnë dokumente me BE-në, do të duhet të kenë para vetes konkluzionet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Si korniza negociuese që e kemi sot para nesh, të cilën e ka parë i gjithë opinioni maqedonas, siç e kanë parë të gjithë ekspertët, të gjitha mediat, të gjithë deputetët, në të cilën gjuha maqedonase shprehet qartë pa asnjë fusnotë, të gjitha dokumentet e BE-së në të ardhmen deri në fund, deri në hyrjen në BE, do të duhet të jenë me një përkufizim të tillë në gjuhën maqedonase.

E njëjta gjë vlen edhe për dokumentet shumëpalëshe që do të duhet të nënshkruajë Republika e Maqedonisë së Veriut, e para që do të duhet të nënshkruhet është marrëveshja Frontekst, në të cilën duhet të qëndrojë gjuha e pastër maqedonase”, tha Kovaçevski.