THIRRJE PUBLIKE nr. 12/2022 për emërimin e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Punës

Institucion: 
Владата на Република Северна Македонија објавува
Рок на пријавување: 
15.11.2022

Në përputhje me nenin 3 paragrafi 3 të Ligjit për Inspektimin e Punës (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 35/1997, 29/2002, 36/2011, 164/2013, 44/2014, 33/2015, 147/ 2015, 21/2018 dhe Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 317/2020) dhe neni 27 paragrafi 1, paragrafi 2, paragrafi 3, paragrafi 4 dhe paragrafi 5 dhe neni 28 të Ligjit për Mbikëqyrje Inspektuese (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut “ nr. 102/2019), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall

THIRRJE PUBLIKE nr. 12/2022
për emërimin e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Punës

1. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të emërojë drejtor në Inspektoratin Shtetëror të Punës, me mandat 4 vjeçar.
2. Për drejtor të Inspektoratit Shtetëror të Punës mund të emërohet person i cili i plotëson kushtet në vijim:
     1) është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
     2) në momentin e emërimit me aktgjykim fuqiplotë nuk i është shqiptuar dënimi me burg ose sanksion kundërvajtës, ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
     3) të ketë marrë së paku 240 kredi sipas SETK ose të përfunduar shkallën VII/1;
     4) të ketë të paktën gjashtë vjet përvojë pune pas diplomimit, në fushën përkatëse;
     5) të posedojë një nga certifikatat e mëposhtme të njohura ndërkombëtarisht ose vërtetime për njohje aktive të gjuhës angleze;
          -TOEFEL IBT – së paku 74 pikë,
          - IELTS– së paku 6 pikë, 
          - ILEC (Cambridge English: Legal) –së paku nivelin B2, 
          - FCE (Cambridge English: First) – të kaluar 
          - BULATS – së paku 60 pikë ose
          - АPTIS – së paku nivelin B2; 
     6) Posedon vërtetim për njohje aktive të programeve kompjuterike për punë në zyrë.

3. Për drejtor të Inspektoratit Shtetëror të Punës mund të emërohet person, i cili përveç kushteve të cekura në pikën 2 të thirrjes, duhet ti përmbushë edhe kriteret shtesë të shënuara në fletëparaqitjen e disponueshme në lidhjen në vijim:

https://vlada.mk/sites/default/files/dokumenti/prijava_za_oglas_1.pdf  ,
https://vlada.mk/sites/default/files/dokumenti/struktura_na_dopolnitelni_dokumenti_1.docx 

4. Me fletëparaqitjen kandidatët duhet ta dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
     1) Fletëparaqitje të shpalljes;
     2) Biografi të shkurtër;
     3)  Letër Motivuese;
     4) Planin dhe programin e punës në vijim,
     5) Vërtetim të shtetësisë
     6) Dëshmi se në momentin e emërimit me aktgjykim fuqiplotë nuk i është shqiptuar dënimi me burg ose sanksion kundërvajtës, ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
     7) Diplomë për arsimin e lartë të kryer më së paku 240 kredi të marra sipas SETK ose të përfunduar shkallën VII/1 ;
     8) Dëshmi se ka të paktën gjashtë vjet përvojë pune pas diplomimit, në fushën përkatëse;
     9) certifikatë të njohur ndërkombëtarisht ose vërtetim për njohje aktive të gjuhës angleze;
      - TOEFEL IBT –së paku 74pikë,
      - IELTS –së paku 6pikë, 
      - ILEC (Cambridge English: Legal) –së paku nivelin B2, 
      - FCE (Cambridge English: First) –të kaluar, 
      - BULATS – së paku 60 pikë ose
      - АPTIS –së paku nivelin B2.
     10) vërtetim për njohje aktive të programeve kompjuterike për punë në zyrë.

5. Dokumentet nga pika 4 duhet të parashtrohen në origjinal ose kopje të noterizuar dhe të njëjtat të dorëzohen në arkivin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut bul . ,,Ilinden nr. 2, 1000 Shkup me shënimin: „Për thirrjen publike për emërimin e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Punës
6. Dokumentet e kërkuara nuk i zëvendësojnë format deritanishme të përcaktuara me Ligjet dhe aktet nënligjore në kompetencë të MSHIA-së dhe ligjet e veçanta që përcaktojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për zgjedhje/emërim.
7. Dokumentet e kërkuara mund të jenë publike (në faqen e internetit) të Institucionit për kandidatin/ten të që janë zgjedhur/emëruar dhe në funksion të transparencës dhe ndjekjes së përmbushjes së tyre nga organet mbikëqyrëse (Qeveria, Kuvendi, Bordet Mbikëqyrëse dhe trupa të ngjashëm). 
8. Koeficienti i përllogaritjes së pagës: është caktuar në përputhje me Vendimin për përcaktimin e koeficientit për përllogaritjen e pagës për funksionarët të cilat i emëron Qeveria e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/2005, 71/2005, 2/2006, 8/2006, 46/2006, 18/2007, 94/2007, 103/2007, 126/2007, 138/2007, 39/2008, 137/2008, 137/2008, 1806/2007 2009, 144/ 2009, 39/2010, 63/2010, 158/2010, 5/2011, 75/2011, 133/2011, 70/2012, 82/2012, 122/2012, 120/2012, 161/2012 21/2014, 99/2014, 116/2014, 152/2015, 161/2015, 218/2015, 19/2016, 71/2016, 189/2016, 126/2018, 126/2018, 126/2018 2018, 234/ 2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 73/2019, 139/2019, 147/2019, 262/2019, 278/2019, 26/2020, 29/2020, 29/2020 245/2020, 101/2021, 152/2021, 38/2022, 102/2022, 168/2022 dhe 213/2022).
9. Afati për paraqitjen e kandidatëve të interesuar është 15 ditë, llogaritur ditën e publikimit të thirrjes në shtypin ditor.
10.Thirrja do të publikohet në faqen e internetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. 
11. Fletëparaqitja e paplotësuar dhe jo e plotë si dhe dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas skadimit të afatit të aplikimit nuk do të shqyrtohet.