Kovaçevski - OSBE "Quinta" Ambasadorët :Maqedonia e Veriut është një shembull pozitiv se si përmes dialogut gjenden zgjidhje që çojnë në stabilitet dhe prosperitet

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot u takuan me ambasadorët e vendeve të Kuintit. Bëhet fjalë për ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, itlaisë dhe Gjermanisë, të cilët morën pjeës në konferencën për përballje me me antisemitizmin në rajonin e OSBE-së, si e para nga seria e konferencave dhe takimeve të rëndësishëm që do të organizohen në vendin tonë me organizatën.

Kryeministri Kovaçevski në takim shprehi falënderim për bashkëpunimin dhe e potencoi mbështetjen të cilën Qeveria në tërësi ia jep kryesimit të Maqedonisë së veriut me organizatën më të madhe botërore rajonale të sigurisë, duke cekur se kjo për vendin tonë është nder i madh, por në të njejtën kohë edhe përgjegjësi e madhe.

Kryeministri nënvizoi se prioritet i kryesimit të Maqedonisë së Veriut do të jetë siguria njerëzore, me theks në situatën në Ukrainë, misione të përforcuara në terren, si dhe vendosja e fokusit tek njerëzit dhe nevojat e tyre.

Kryeministri Kovaçevski e shprehi rëndësinë për sigurimin e mbështetjes për funksionalitet të institucioneve të OSBE-së, sepse siç potencoi organizata ka mekanizma dhe vegla të ndryshme për mbështetje të paqes dhe sigurisë, si dhe parandalimi i konflikteve të reja. Si kryesues me OSBE-në, tha kryeministri, vendi ynë është i gatshëm të sigurojë kryesim politik të organizatës duke synuar të kontribuojë në proceset për stabilitet më të madh, të cilat janë kyçe për sigurinë e përgjithshme evropiane.

Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut është e hapur për propozime konstruktive për avancim të rolit të OSBE-së gjatë kresimit tonë,

Në takim bashkarisht u konstatua se lufta kundër korrupsionit dhe promovimit të sundimit të mirë duhet të jenë në krye të prioriteteve me qëllim të mirëmbajtjes së zhvillimit demokratik dhe socio-ekonomik.

Sa i përket gjendjes së brendshme politike në vend, kryeministri Kovaçevski theksoi se pason periudha e konsultimeve dhe debateve më intensive për ndryshimet kushtetuese që pasojnë, si kusht për përparim të mëtutjeshëm drejt BE-së. Kryeministri Kovaçevski në takim theksoi se me rëndësi të madhe për Maqedoninë e Veriut është mbështetja e SHBA-së dhe BE-së, që vendi t'i përfundojë reformat e nevojshme në proceisn e saj eurointegrues.

Kryetari i Qeverisë Kovaçevski theksoi se me rëndësi kyçe për stabilitet të mbarë rajonit është integrimi më i shpejtë në familjen e madhe evropiane, sepse shtetet po përballen me sfida të brendshme politike, paqartësi socio-ekonomike dhe me konteste bilaterale. 

Në takim u konkludua se në atë drejtim, me rëndësi të madhe është promovimi i sigurisë njerëzore përmes mbështetjes për zhvillim të qëndruehsëm ekonomik dhe bashkëpunim ekologjik, si dhe mbështetja e të drejtave themelore të njeriut, tolerancës dhe mosdiskriminimit, si parakushte për sigurinë e përgjithshme