Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, mbajti fjalim në tribunën e parë të hapur në kuadër të fushatës “Ne jemi Evropa”, në të cilën u diskutua për përfitimet ekonomike nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.Tribuna e parë e hapur u mbajt me temë: “BE për ekonominë maqedonase”.Duke iu referuar politikave ekonomike, Kryeministri tha se fokusi i Qeverisë është te ndryshimet sistemore në fuqizimin e kapitalit njerëzor, hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e pagave dhe pensioneve, rritjen e investimeve të huaja të drejtpërdrejta.Kovaçevski theksoi se Qeveria synon të sigurojë një të nesërme më të mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe ka arritur rezultate rekord deri më tani.Kovaçevski në fjalimin e tij sublimoi rezultatet në krahasim me periudhën e vitit 2016.Modeli ekonomik i Qeverisë, në këtë interval kohor deri në vitin 2022, rezulton me reduktim historik të numrit të të papunëve pothuajse për 52%, investimet e huaja të drejtpërdrejta për këtë periudhë u rritën 2,5 herë, pensioni mesatar u rrit me 40%, ndërsa në vitin 2023, paga mesatare neto është historikisht më e larta dhe arrin në 36,527 denarë.Janë plot 230 euro më shumë në buxhetin e familjes së secilit.
Këta tregues pozitivë mund të rriten dhe shumëfishohen, dhe e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është vazhdimi i rrugës së integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.
“Ka shumë tregues që tregojnë qartë cili është efekti pozitiv i BE-së, dhe jo vetëm nga anëtarësimi, por edhe nga vetë procesi i aderimit drejt Unionit.Këtë e kanë përjetuar të gjitha vendet që janë anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe për të gjitha ka pasur dhe ka tregues pozitivë ekonomikë që sigurojnë një standard shumë më të lartë dhe një jetë më të pasur për qytetarët.Këtë e kanë përjetuar të gjitha vendet që janë anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe që të gjitha të kenë tregues pozitivë ekonomikë që sigurojnë një standard shumë më të lartë dhe një jetë më të pasur për qytetarët.Dhe Maqedonia e Veriut është shembull i tillë, sado e gjatë dhe e vështirë të jetë rruga jonë evropiane.Në 30 vitet e fundit, mbështetja e BE-së vlerësohet në mbi 3,3 miliardë euro përmes granteve dhe mbështetjes makrofinanciare, dhe ne si shtet dhe si qytetarë e shohim këtë në rritjen e investimeve, rritjen e pagave, uljen e papunësisë, rritjen e punësimit për të cilat fola më parë.Hyrja në BE në mënyrë plotësuese do të forcojëpozitat e kompanive tona, do të hapë perspektiva të reja tregtare, me të cilat pritet të sigurojë ritme të qëndrueshme të rritjes së PBB-së, e cila në fund do të nënkuptojë më shumë para për qytetarët dhe një standard më të mirë jetese”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Në fjalën e tij, Kryeministri theksoi se fuqia ekonomike e Bashkimit Evropian është e madhe.Pjesëmarrja e BE-së në ekonominë dhe tregtinë botërore është 16% dhe vetëm në vitin 2021 kanë bërë eksporte prej 2,18 trilion euro.Me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, vendi ynë do të bëhet pjesë e superfuqisë tregtare.
“Bashkimi Evropian ka një treg të vetëm prej 500 milionë banorësh, i cili siguron rritje të vazhdueshme për të gjithë bashkimin, diçka që çdo shtet anëtar individualisht nuk do të mund ta arrijë kurrë.Vlerësimet thonë se produkti i brendshëm bruto i BE-së në tërësi është më i lartë me nëntë për qind pikërisht si rezultat i integrimit të plotë të tregut.Kjo e përkthyer në para reale për qytetarët, kjo do të thotë afërsisht 850 euro të ardhura shtesë vjetore për kokë banori.Përqindjet tregojnë se BE-ja sepse është një treg i madh dhe sepse vendet punojnë së bashku, ekonomitë e tyre janë dhjetë për qind më të mëdha vetëm për këtë."Këto dhjetë përqind të përkthyera në PBB arrijnë në 850 euro për kokë banori të ardhura shtesë në secilin prej vendeve të BE," tha Kovaçevski në tribunë.
Në tribunë, përveç Kryetarit të Qeverisë, fjalim mbajtën edhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq.
"Vendi ynë është pjesë e kontinentit evropian, por ne kemi një të kaluar tjetër dhe kemi sisteme të tjera ekonomike. Këtë mund ta ndryshojmë vetëm me mrekullinë ekonomike të quajtur Bashkimi Evropian", tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në tribunën e parë të hapur në kuadër të fushatës “Ne jemi Evropa”, me temë: “BE për ekonominë maqedonase”.
“BE-ja është një mrekulli ekonomike që nuk lejon dhjetë apo 20 veta të mbajnë peng shtetin.Ne si shtet duhet të punojmë për rininë, që brezat tanë të ardhshëm të jenë të suksesshëm”, tha ministri Bekteshi dhe ndau një shembull.
“Që nga pavarësia e deri më tani mund të numërojmë 10-15 biznesmenë që janë më të mëdhenjtë në këtë vend.Prandaj ne si vend duhet të punojmë, që të rinjtë të mos e shohin të ardhmen e tyre në administratë, por të punojnë, të bëhen konkurrues në treg dhe të duan të punojnë në sektorin privat.Po duan t’u konkurrojnë këtyre oligarkëve.Të rinjtë tanë duan të shkojnë të punojnë jashtë vendit, sepse atje mund të punojnë, të sjellin risi dhe t’u konkurrojnë kompaniveshumë milionëshe evropiane dhe globale.Prandaj e ardhmja jonë është Bashkimi Evropian, është e ardhmja e të rinjve tanë.Të rinjtë e duan Bashkimin Evropian dhe ne jemi këtu që ta përmbushim këtë për ta”, tha në tribunë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në fjalimin e tij tha se BE-ja është një mrekulli ekonomike që na hap mundësi dhe i mban të rinjtë në vendin tonë.
“Pyetja kryesore e kësaj fushate është se ku duam të bëjmë pjesë”.A duam t'i përkasim projektit më të madh të paqes, politik dhe ekonomik apo duam të besojmë në tregime alternative në të cilat shumë pak njerëz besojnë dhe nga të cilat askush nuk ka parë përfitime.Dëshmi e përfitimeve ekonomike që ofron BE-ja janë shtetet që janë anëtarësuar dhjetë apo 20 vjet më parë.Për 15 vitet e fundit, ne kemi përdorur një miliard euro para evropiane, dhe që kur Kroacia u bë anëtare, ajo ka përdorur 25 miliardë euro, ky është një ndryshim i madh.Maqedonia e Veriut pa hezitim i përket BE-së dhe qytetarët tanë duan të jenë pjesë e BE-së pa hezitim.T'i mbajmë të rinjtë tanë këtu, le t'u hapim këto mundësi në vend, le të krijojmë mrekullinë tonë ekonomike këtu, përmes Bashkimit Evropian, tha Mariçiq në tribunë.
Në tribunë folën edhe Hoze Luis Lozano Garcia, ambasador i Mbretërisë së Spanjës në vend, Bllagica Petreski nga Finance Think, si dhe Irena Jakimovska nga kompania Komfi Angel.