Shaqiri në SHBA u takua me kongresmenin Pit Seshëns

Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe në të ardhmen do të vazhdojë ta mbështesë zhvillimin e sistemit arsimor në Maqedoninë e Veriut. Do të sigurohet vazhdimësia e mbështetjes financiare dhe logjistike që është dhënë deri më tani përmes disa organizatave amerikane dhe do të bëhen përpjekje për lidhjen e drejtpërdrejtë të institucioneve arsimore në të dy vendet.

Ky është konkluzioni i takimit të  ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe kongresmenit Pit Seshëns, i cili  u mbajt sot në Kongresin Amerikan në Uashington, i cili  po qëndron për vizitë  disa ditore .

Gjatë takimit, Shaqiri e informoi Seshëns  për gjendjen aktuale të sistemit arsimor në vend dhe për ndryshimet që po ndodhin, veçanërisht në fushën e arsimit fillor. Ai theksoi se fokusi është në zhvillimin e programeve të reja mësimore dhe teksteve shkollore,  në përmirësimin e infrastrukturës arsimore si dhe në ngritjen e motivimit për punë të kuadrit mësimor dhe profesional të  shkollave.

Kongresmeni amerikan Seshëns shprehu besimin se do të angazhohet për ndërlidhjen e  institucioneve arsimore në shtetin e Teksasit me shkollat dhe fakultetet në Maqedoninë e Veriut.  Shkëmbimi i përvojave është i rëndësishëm veçanërisht për përmirësimin e cilësisë së mësimit.
 
Takimi është pjesë e agjendës së ministrit Shaqiri, i cili me ftesë të disa politikanëve amerikanë po qëndron për vizitë disa ditore në SHBA, ku krahas  takimeve është paraparë edhe  ligjëratë  në  njërin ndër universitetet  me renome amerikane.