Nga mbledhja e 136-të e Qeverisë: Mbështetje financiare për femrat në zonat rurale; Maqedonia e Veriut bashkëngjitet drejt Nismës për përmbushjen e mbrojtjes shëndetësore primare

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe UN Woman, propozuan, ndërkaq Qeveria e pranoi Propozim-programin për ndryshimin e Programit nacional për zhvillim të bujqësisë dhe zhvillimit rural për periudhën  2018-2022. Në drejtim të mbështetjes së femrave në  zonat rurale me ndryshimin parashihet mbështetje financiare e pakthyeshme në vlerë prej 180 mijë denarë për investime që do të kontribuojnë në zhvillimin e mjediseve rurale.

 

Në mbledhjen e sotshme u miratua edhe Propozim- ligji për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për themelimin e qendrave Kulturore-Informative në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe qendrave Kulturore- Informative në Republikën e Shqipërisë.

 

Me Marrëveshje krijohet kornizë ligjore për themelimin e qendrave Kulturore-Informative me anë të cilave edhe më tepër do të intensifikohen relacionet në të gjitha veprimtaritë nga fusha e kulturës, prezantimit dhe afirmimit të kulturave të të dyja vendeve, si dhe lidhja institucionale e subjekteve nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, që do të rezultojë me numër të madh të projekteve dhe nismave të përbashkëta.

 

Hapja qe qendrave kulturore do të kontribuojë për popullarizimin dhe prezantimin e traditës, kulturës dhe artit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe do të mundësojë informim në kohë dhe të saktë për qytetarët në lidhje me rrjedhat aktuale kulturore në të dyja shtetet dhe do të paraqes një urë për afrimin dhe njohjen e ndërsjellë në mes dy popujve.

 

Ministrat sot e miratuan Informatën në lidhje me tekstin e harmonizuar të Protokollit në mes Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi për bashkëpunim në fushën e integrimeve evropiane. Lidhja e këtij Protokolli, si bazë, del nga Marrëveshja për bashkëpunimin në mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Malit të Zi në kontekst të procesit për aderim në Bashkimin Evropian, të nënshkruar në Podgoricë, në tetor të vitit 2011 dhe qëllim i tij del nga prioritetet strategjike për arritjen e anëtarësimit të plotfuqishëm të të dyja shteteve në Bashkimin Evropian.

 

Në mbledhjen e 136-të anëtarët e Qeverisë e pranuan Informatën  për përparimin e projektit për rinovimin e institucioneve ndëshkuese-korrektuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe e cila ka të bëjë me rrjedhën e aktiviteteve të realizuara në Institucionin ndëshkues-korrektuese, Burgu Kumanovë me Njësi të hapur në Kriva Pallankë, fshati Kshanjë, Komuna Kumanovë; Institucioni ndëshkues-korrektues Idrizovë Komuna Gazi Babë; Institucioni edukues-korrektues  Tetovë Komuna Bervenicë dhe Institucioni ndëshkues-korrektues Burgu Shkup, Komuna Shuto Orizarë.  Qëllimi themelor i projektit është avancimi i procesit të zbatimit të sanksioneve, me anë të realizimit dhe avancimit të drejtave të njeriut, në lidhje me kushtet e akomodimit, higjienës, mbrojtjes shëndetësore,  aktiviteteve të punës dhe aktiviteteve të lira të personave të dënuar dhe të arrestuar.

 

Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria e pranoi Informatën për bashkëngjitjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Nismës për përmbushjen e mbrojtjes shëndetësore primare. Bashkëngjitja në këtë organ mundëson qasje deri tek ekspertiza ndërkombëtare, rrjetëzim dhe përforcim të kapaciteteve, por gjithashtu sjell edhe detyrime për përkushtim në drejtim të plotësimit të profilit dhe vlerësim të përbashkët të kapaciteteve funksionale të mbrojtjes shëndetësore primare.

 

Nisma është themeluar në vitin 2015, nga Fondacioni Bil dhe Melinda Gejts, Organizata Shëndetësore Botërore dhe Grupacioni i Bankës Botërore që punon në avancimin e mbrojtjes shëndetësore primare. Qëllimi i saj është që t’i mbështes vendet në përpjekjet e tyre për arritjen e mbulimit universal shëndetësor, me anë të zhvillimit të mjeteve për matjen e performancave dhe strategjive për përmasimin e sistemit të mbrojtjes shëndetësore primare. Maqedonia e Veriut bëhet pjesë e këtij organi, me ftesë të Nismës për përmbushjen e mbrojtjes shëndetësore primare.

 

Një pjesë e vendimeve nga mbledhja e sotme është edhe Informacioni për raportin e parë vjetor për zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë për reforma në administratën publike për vitin 2018-2022. Sipas raportit, në periudhën e kaluar janë realizuar rezultate kyçe nga Strategjia edhe atë në disa fusha me prioritet:

 

1. Krijim i politikave dhe koordinim

  • është përforcuar bashkëpunimi dhe koordinimi në mes Qeverisë dhe Kuvendit, me anë të përgatitjes së rregullt dhe dorëzimit të Agjendës legjislative të Qeverisë deri te Kuvendi;

 

  • numri i draft raporteve për vlerësimin e ndikimit të rregullores të cilët i plotësojnë kriteret në minimum në lidhje me procedurën dhe transparencën e procesit, është rritur për 20% në vitin 2018 në krahasim me vitin 2017;

 

2. Shërbimi Publik dhe Menaxhimi i Burimeve Njerëzore

  • është vendosur rrjet i platformave për menaxhimin e burimeve njerëzore për mbështetje të vazhdueshme të të punësuarve në njësitë organizative;

 

  • është rritur objektiviteti në vlerësimin e punës së nëpunësve të administratës;

 

  • është zvogëluar përqindja e ankesave dhe e parashtesave të paraqitura nga kandidatët në vendimet e miratuara për punësim / avancim nga viti 2017 në vitin 2018;

 

  • ka filluar procesi i profesionalizimit të shërbimit të lartë udhëheqës.

 

3. Përgjegjësi, Llogaridhënie, dhe Transparencë

  • është bërë hartimi i të gjitha institucioneve me të dhëna për llojin, statusin, kompetencat, në katalogun e institucioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • është vënë baza për zbatimin e analizës funksionale horizontale dhe riorganizimin e organeve të administratës shtetërore, agjencive dhe shërbimeve të inspektimit nga pushteti qendror;

 

  • është futur Metodologjia e re për riorganizimin e brendshëm, optimizmin dhe avancimin e punës së institucioneve;

 

 

4. Ofrimi i shërbimeve dhe mbështetja e TIK për administratën

  • është themeluar Këshilli Kombëtar për TIK dhe siguria kibernetike për investime racionale në transformimin digjital;

 

  • është përgatitur dhe publikuar korniza ligjore për: dokumente elektronike, identifikim elektronik dhe shërbime të besueshme; menaxhim elektronik dhe shërbime elektronike; regjistër qendror i shërbimeve në katalog prej mbi 80% të ligjeve që ofrojnë shërbime të ofruara nga institucionet;

 

  • është përgatitur sallë dhe infrastrukturë e rrjetit për nevojat e Sallës për Shërbime Publik - Shkup "Një pikë shërbimi";

 

  • janë mundësuar zgjidhje softuerike për Regjistrin Qendror të Popullsisë dhe portalin e e-shërbimeve.