Spasovski: Dërguam propozim që Kuvendi ose Presidenti i shtetit, në përputhje me Kushtetutën, të shpallin gjendje të jashtëzakonshme për menaxhim efikas dhe të suksesshëm me virusin korona

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, në shoqërim të zëvendëskryetares së Qeverisë së RMV-së dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendëskryetares së Qeverisë së RMV-së e ngarkuar për çështje ekonomike, Milla Carovska, zëvendëskryetari i Qeverisë së RMV-së i ngarkuar për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, mbajti konferencë për shtyp, në të cilën informoi për vendimin e Qeverisë ti propozojë Kuvendit të RMV-së që të sjell gjendje të jashtëzakonshme, gjegjësisht shpallja e kësaj mase në përputhje me Kushtetutën.

Në vazhdim të kësaj interviste, e përcjellim në tërësi fjalimin e Kryeministrit Oliver Spasovski, në Qendrën e medias së Qeverisë:

Gjendja e jashtëzakonshme, është gjendje veçanërisht serioze përballë kërcënimeve nga virusi korona për shëndetit publik, për shëndetin e njerëzve dhe ekonominë tonë – vendosin masa të jashtëzakonshme! Kjo është gjendje e jashtzankonshme dhe për këtë shkak është e nevojitet gjendje e jashtëzakonshme!

Qeveria e RMV-së nuk ka asnjë dilemë.

Prandaj, në mbledhjen e sotme miratuam vendim që të propozojmë gjendje të jashtëzakonshme në territorin e tërë vendit tonë. Tani dhe menjëherë.

Masat që deri më tani u sollën, i dhanë rezultatet e pritura, por këto masa tani është e nevojshme të plotësohen, ashpërsohen dhe radikalizohen me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, për të parandaluar një kulminacion të virusit korona për një kohë të shkurtër.

Jemi të bindur se eskalimi i  tillë mund ta parandalojmë me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në tërë territorin e RMV-së.

Kërcënimi nga përhapja masive e virusit kërkon masa radikale.

Për këtë shkak, sot Qeveria mbajti mbledhje dhe miratoi Vendim që ti propozojë Kuvendit të RMV-së të shpall gjendje të jashtëzakonshme.

Apelojmë që Kuvendi të bëjë thirrje dhe të miratojë këtë vendim.

Kuvendi është i shpërbërë, por ekziston dispozitë kushtetuese që Presidenti i RMV-së ka autorizim të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

 

Ekziston një bazë kushtetuese dhe ligjore dhe vetëm vullneti i fortë dhe përgjegjësia e lartë e të gjitha subjekteve politike për ta pranuar këtë realitet dhe për të siguruar kornizën institucionale për një gjendje të jashtëzakonshme funksionale.

Kjo do të jetë hera e parë që do të vendoset masë e tillë në historinë e shtetit tonë.

Asgjë nuk është më e njëjtë. Jeta ka ndryshuar rrënjësisht, si këtu dhe në mbarë botën. Varet nga secili prej nesh që të përshtatet ndaj gjendjes së jashtëzakonshme dhe të ndërmarrë sjellje jashtëzakonisht të përgjegjshme. Thirret çdo qytetar dhe çdo subjekt i vetëm. Nëse duam të mbrojmë kombin tonë, të gjithë duhet të sillemi në mënyrë tëjashtëzakonshme. D

Ta lëmë politikën për kohëra të tjera normale. Tani është koha për t'u marrë vetëm me virusin dhe asgjë tjetër. Bëhet fjalë për jetën e qytetarëve tanë.

Për këtë shkak, të gjithë të ngrihemi në detyrë dhe ta tejkalojmë këtë situatë. E  pranuam seriozisht kërcënimin dhe përgatitëm shumë masa dhe morëm vendime për të cilat morëm edhe mirënjohje, por kemi edhe rezultate.

Do ta tejkalojmë kërcënimin dhe bashkë do të dalim më të fuqishëm.

Që të kemi sukses, tani dhe menjëherë duhet të ndërmerret ky hap i madh dhe i rëndësishëm.

Vendosja e kësaj gjendje nuk do të thotë që automatikisht do të vendosen kufizime mbi liritë dhe lëvizjen e qytetarëve. Nëse vjen deri te kufizimet dhe masat e reja, ato vendime do të miratohen në nivel ditor, si deri më tani dhe ne rregullisht do t'i informojmë qytetarët.

Gjendja e jashtëzakonshme i jep mundësi Qeverisë dhe krijohen kushte për zbatimin e shpejtë dhe efikas të masave për parandalimin dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Për mbrojtjen e shoqërisë dhe ekonomisë sonë.

Vetëm me gjendje të jashtëzakonshme Qeveria do të veprojë e pandërprerë në luftën kundër virusit.

Vetëm me gjendje të jashtëzakonshme, Qeveria mund to zbatojë masa për shpëtimin e ekonomisë dhe për ndihmën e qytetarëve  të prekur dhe kompanive.

Krijohen kushte për të gjithë ata që janë të përfshirë në luftën kundër këtij virusi: punonjësit shëndetësor, shërbimet policore, pjesëtarë e Armatës, zyrtarët, institucionet, Qeveria, me sukses ti realizojnë detyrat e tyre profesionale me menaxhimin e kësaj krize humanitare.

 Përsëri apeloj: Të gjithë,  me shumë seriozitet ta kuptojnë situatën dhe në mënyrë të drejtë ti respektojnë të gjitha masat dhe rekomandimet e Qeverisë. Me këtë, të gjithë ju, secili nga ju, bëheni faktor i rëndësishëm në luftën për parandalimin e përhapjes së virusit. 

Institucionet shtetërore punojnë me kapacitet të plotë, në mënyrë të pandërprerë dhe maksimalisht të përkushtuar dhe angazhohen të mbajnë situatën nën kontroll.

Sigurohuni që ne kemi kapacitete në institucione.

Ne jemi këtu për t’u shërbyer qytetarëve, për të treguar përgjegjësi, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, për të mbrojtur shtetin tonë.

Propozojmë që të vendosim  gjendje të jashtëzakonshme menjëherë, por në të njëjtën kohë të qëndrojmë në komunikim me miqtë tanë në BE, NATO dhe rajon për ndërtimin e  masave dhe kapaciteteve të përbashkëta për t'u marrë me këtë krizë të rëndë humanitare.

Maqedonia e Veriut është e vendosur të kontribuojë për qasje të përbashkët në bashkëpunim me partnerët, institucionet dhe agjencitë e NATO-s dhe BE-së.

Do të bëjmë gjithçka që duhet që tua kthejmë përditshmërinë e sigurt qytetarëve tonë.

Dëshirojmë të gjithë të jemi të përgjegjshëm, efikas dhe sa më shpejtë të dalim nga fitues nga e gjithë kjo situatë.