Vendime nga mbledhja e 22-të e Qeverisë: Qeveria ka propozuar Kuvendi i RMV-së të vërtetoj ekzistimin e gjendjes së krizës në territorin e RMV-së për shkak të përhapjes dhe menaxhimit me virusin korona

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e mbajtur me 18 mars të vitit 2020, në bazë të nenit 125 paragrafi 1 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut konkludoi që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut të paraqesë Propozim që Kuvendi i RMV-së, të shpall gjendjen e jashtëzakonshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit korona Covid-19 dhe në përputhje me epideminë pandemike të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si një virus i ri i cili është përhapur në të gjitha kontinentet dhe e kaploi edhe territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për arsyetimin e këtj propozimi deri tek Kuvendi i RMV-së, përcaktohen Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Oliver Spasovski, zëvendëskryetarja e Qeverisë së RMV-së dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në bashkëngjitje të propozimit për vërtetimin e ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e RMV-së, për shkak të parandalimit të përhapjes dhe ballafaqimit me virusin korona, Covid-19, Qeveria dorëzoj Arsyetim në të cilën potencohet:

Epidemia pandemike ose pandemia si gjendje e përhapjes së sëmundjes ngjitëse në një zonë të gjerë, në shumë vende apo kontinente dhe veçanërisht kur ekziston një përhapje në territor më të madh të një sëmundje të re të panjohur.

Në dhjetor të vitit 2019, në qytetin Vuhan, provincë Hubei në Republikën Popullore të Kinës, paraqitet virus i ri korona i cili filloi të përhapet për një kohë të shkurtër edhe në provincat tjera të Republikës Popullore të Kinës. Kjo sëmundje është infektim respirator akut në kategorinë B ( në bazë të Udhëzimit për parandalim dhe trajtim të sëmundjeve infektive të Republikës Popullore të Kinës). Duke ndërmarrë në vazhdë masa dhe tretmane, epidemia në Republikën Popullore të Kinës më në fund është stabilizuar nga mijëra deri në disa raste në ditë. Provincat e tjera të Republikës Popullore së Kinës, janë duke u shëruar nga epidemia, deri sa përhapja jashtë Republikës Popullore të Kinës, vazhdimisht rritet.

Më 11 mars të vitit 2020, Organizata Botërore e Shëndetësisë, shpalli pandemi të virusit të ri Korona -  Covid-19 për shkak të faktit se bëhet fjalë për një lloj të ri të virusit korona, si dhe për faktin se është shpërndarë në disa kontinente. Me këtë Organizata Botërore e Shëndetësisë dërgoi një porosi të fuqishme dhe të qartë deri tek të gjitha vendet e Botës se gjendja me Covid-19 është shumë serioze dhe çdo shtet, në bazë të përkushtimit dhe sistemit shëndetësor, duhet të nis përgatitjet për menaxhimin me këtë krizë.

Ky virus në Evropë, në atë moment, ishte përhapur më së shumti në Republikën e Italisë, ku shpejtësia e shpërndarjes arriti deri në përmasa enorme.

Në arsyetimin e Qeverisë për vërtetimin e ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut  për shkak të parandalimit të përhapjes së virusit korona Covid-19 , janë nënvizuar gjashtë faza të zhvillimit të virusit korona dhe sëmundjes Covid-19  si dhe etiologjinë, epidemiologjinë, mënyrën e transmetimit dhe manifestimin klinik dhe trajtimin e tij.

Në bazë të asaj që është përmendur më lartë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e njëmbëdhjetë, të mbajtur në 25 shkurt 2020, në mbledhjen e dymbëdhjetë, të mbajtur më 28 shkurt 2020, në mbledhjen e katërmbëdhjetë, të mbajtur më 6 Mars 2020, në  mbledhjen e pesëmbëdhjetë, të mbajtur në 10 Mars 2020, në mbledhjen e gjashtëmbëdhjetë më 11 Mars 2020, në mbledhjen e shtatëmbëdhjetë, të mbajtur më 12 Mars 2020, në mbledhjen e tetëmbëdhjetë, të mbajtur më 13 Mars 2020, në mbledhjen e nëntëmbëdhjetë, të mbajtur në 14 Mars 2020, në mbledhjen e njëzetë, të mbajtur më 16 Mars 2020 mbledhjen e 21-të të mbajtur më 17 mars 2020, miratoi një sërë vendimesh, konkluzash, masash dhe rekomandimesh për të gjithë organet e administratës publike, ndërmarrjet publike të themeluar nga  shteti, ndërmarrjet aksionare në pronësi të shtetit dhe të gjitha institucionet e tjera shtetërore, si dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërmarrjet publike dhe personat e tjerë juridikë të themeluar nga njësitë e qeverisjes vendore, por edhe për sektorin privat, të gjitha në funksion të nevojës së identifikuar për të ndërmarrë masa dhe aktivitete për të parandaluar futjen dhe përhapjen e virusit Korona COVID-19.

Duke ndjekur  rrjedhën dhe progresin e të gjitha masave dhe aktiviteteve të ndërmarra për ballafaqimin me këtë gjendje gjatë kësaj periudhe, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli Vendim për marrjen e masave për parandalimin dhe përhapjen e virusit korona Covid-19 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.62/20, 63/20, 64/20 dhe 66/20) Vendim për ekzistimin gjendjes së  krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë  së Veriut, me qëllim parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit Corona COVID-19 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 63/20), Vendimi për ndalimin dhe regjimin special të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së  Veriut" nr. 63/20) dhe Vendimi për përcaktimin e çmimeve më të larta për disa produkte në tregtinë me pakicë (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së  Veriut Nr. 67/20).

Vendimet, konkluzionet, masat dhe rekomandimet e Qeverisë janë miratuar me propozim dhe me koordinim me të gjitha institucioneve dhe organet mbikëqyrëse, veçanërisht me propozim të Grupit për vlerësim, Komitetit menaxhues për koordinim dhe menaxhim me sistemin për menaxhim me kriza, Ministrin e Shëndetësisë, Komisionin për sëmundje infektive  pran Ministrisë së Shëndetësisë, Shtabin kryesor koordinativ për kriza pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në këtë shtesë të arsyetimit vërtetohet ekzistimi i të gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për parandalimin e përhapjes së virusit korona Covid-19, është theksuar edhe gjendja momentale me pandeminë në Botë 201,000 raste të konfirmuara dhe më shumë se 8000 persona të vdekur. Virusi është përhapur në të gjitha vendet e Evropës dhe të gjitha kontinentet. Në nivelin e kontinentit të Evropës janë konfirmuar mbi 74,000 raste.

Rasti i parë pozitiv në Republikën e Maqedonisë së Veriut është regjistruar më 26 shkurt 2020 dhe deri më sot, 18 Mars 2020, numri i rasteve të konfirmuara është 35 raste pozitive.

 

 

Në mbledhjen e 22 të Qeverisë së RMV-së janë miratuar masa dhe aktivitete shtesë për parandalimin e përhapjes së virusit Korona, Covid-19, e shqyrtoi Procesverbalin nga mbledhja e Tretë e Shtabit kryesor koordinativ të krizës për sigurimin e koordinimit të plotë në lidhje me parandalimin e përhapjes së virusit Korona, Covid-19, mbajtur me 18 mars të vitit 2020, e miratoi Procesverbalin dhe më pas i solli këto vendime:

1. Angazhohet Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Shëndetësisë të ndajnë të gjitha informacionet, listat, listat e shtetasve tanë që gjenden në vendkalimet kufitare jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat aktualisht janë të organizuara ose individualisht dërgohen / kthehen nga këto shtete drejt Republikës së Maqedonisë Veriore.

2. Angazhohet Ministria e Punëve të  Brendshme çdo personi që largohet nga kufijtë e Republikës së Maqedonisë Veriore, ti jap të nënshkruajë një deklaratë personale, duke e obliguar atë që të mos kthehet në Republikën e Maqedonisë së Veriut në tre muajt e ardhshëm.

Për këtë qëllim, angazhohet Ministria e Punëve të Jashtme të përgatisë një deklaratë.

Përjashtim nga kjo janë shoferët e mallrave që çdo ditë kalojnë kufirin brenda dhe jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut ose qytetarë që largohen nga kufijtë për arsye shëndetësore ose për shërim jashtë vendit.

3. Të gjitha kapacitet e prodhimit në zonat e komunave Dibër dhe Qendër Zhup ku ka gjendje krize, të organizojnë rrjedhën e punës dhe procesin e tyre, si dhe hyrjen dhe daljen në këto zona, në përputhje me regjimin special dhe protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë, duke ndjekur shembullin e fabrika Knauf Radika AD.

4. Angazhohet Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë së Veriut të vendosin kontakt me SHA Posta e Maqedonisë së Veriut, me qëllim të veprojnë në përputhje me protokollet për transport për qarkullim pa pengesa të postës të trafiku postar ndërkombëtar, të vërtetuar nga Ministria e Shëndetësisë.

5. Angazhohet ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski, të vendos kontakt me drejtorin e Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor, me qëllim që të zgjidh problemin me lejet dhe protokollet në kalimet kufitare me Republikën e Maqedonisë së Veriut për shoferët e  mjeteve motorike të transportit.

6. Angazhohet Mila Carovska, zëvendëskryetare e Qeverisë së RMV-së të ndërmarr aktivitete dhe të bëjë koordinim në mes Ministrisë së Ekonomisë, Drejtoris Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriu dhe odave ekonomike, që të shqyrtoj mundësin pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë e cila ka të bëjë për të gjithë  ndihmave mjekësor  dhe material harxhues mjekësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut për qëllime të menaxhimit të situatës aktuale, për të liruar 100% nga detyrimet doganore.

7. Angazhohet Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Shëndetësisë në bazë të protokolleve dhe vlerësimeve nga ekspert të Ministrisë së Shëndetësisë të ndërmarrin masa dhe aktivitete adekuate drejt personave i cili do të zbresë sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit me fluturim çarter nga Republika e Gjermanisë.

 

 

 

8. Angazhohet  Ministria e Punëve të Brendshme – DPB Shuto Orizari të intensifikojë kontrollet në terren në territorin e komunës në mënyrë që të parandalojë organizimin e takimeve në grup.

9. Angazhohet Ministria e Punëve të Jashtme  qime anë të përfaqësive diplomatike- konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut të bëjë vlerësim në atë se sa shtetas të RMV-së janë jashtë vendit, ndërkaq kërkojnë të kthehen në shtet dhe në bazë të këtij vlerësimi të vendoset kontakt me ËizzAir me qëllim me anë të çarterit në mënyrë të organizuar të kthehen në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo do të jetë masa e fundit e ndërmarr nga ana e Qeverisë së RMV-së në drejtim të qytetarëve të cilët gjenden jashtë kufijve të Republikës.

10. Angazhohet Fondi për siguri shëndetësore të Maqedonisë së Veriut, të intensifikoj kontrollet dhe mbikëqyrjet drejt ordinancave të mjekëve amë, duke patur parasysh se ka paralajmërim për mbyllen e këtyre ordinancave.

11. Angazhohet Ministria e Shëndetësisë të vendos kontakt me kapacitet prodhuese private të cilët kanë mundësi dhe kanë paraqitur një ofertë në Ministrinë e Shëndetësisë për prodhimin e maska mbrojtëse.

12. Angazhohet Ministria e Shëndetësisë të vendos kontakt me spitalet private shëndetësore me qëllim që sipas mundësive të tyre për të lëshuar kapacitetet e tyre shëndetësore për nevojat e Ministrisë së Shëndetësisë në zbatimin e situatës dhe përmes instrumentit të duhur juridik (marrëveshje bashkëpunimi, memorandum etj.) për të përcaktuar mënyrën, kushtet, kriteret dhe detyrimet e të dy palëve.

13. Me propozim të Drejtorisë Doganore të RMV-së, angazhohet Agjencioni për Ushqim dhe Veterinari të vendos në dispozicion nga dy pompa për nevoja të Drejtorisë  Doganore në vendkalimet kufitare ”.

Në këtë mbledhje të 22-të, Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për përdorimin e mjeteve nga Banka për Zhvillim e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për mbështetjen e ndërmarrjeve të prekura nga gjendja me virusin korona me propozim-vendim.

Ky Informacion është përgatitur me qëllim që Qeveria e RMV-së të njohet me nevojën për përdorimin e mjeteve financiare nga Banka për Zhvilim e RMV-së, të cilat do të shfrytëzohen për mbështetjen e subjekteve afariste, puna e të cilëve është prekur nga gjendjet lidhur me virusin korona.

Gjendja e tashme në RMV, lidhur me virusin korona, si dhe pandemia e shpallur e gjendjes me virusin korona nga ana e OBSH-së, shprehu nevojën për të ndërmarrë masa mbështetëse të biznesit për të lehtësuar ose zvogëluar pasojat që ekonomia në RMV po vuan si rezultat i virusit korona. Në këtë drejtim, skemat e kreditit për mbështetje të sektorit real parashikohen të zbatohen përmes Bankës së Zhvillimit të RMV-së.

Gjegjësisht, një prej masave është edhe sjellja e linjës së re kreditore prej 5 milionë eiro, nëpërmjet të cilës do të kreditohen kompanitë të cilave aktiviteti ekonomik në mënyrë të drejtpërdrejtë është i prekur nga virusi korona. Kreditimi do të bëhet me kushte të favorshme – periudha më të gjata mospagimi, periudha më të gjata të ripagimit dhe kamata më të ulëta se kreditë standarde. Kreditë do të variojnë nga 5,000 euro deri në 20,000 euro, varësisht nga numri i të punësuarve në kompani, për mikro-ndërmarrjet me 1-10 të punësuar nga 3 - 5 mijë euro, për ndërmarrjet e vogla me 10-50 të punësuar nga 5 -15 mijë euro për ndërmarrjet e mesme me 50-250 të punësuar nga 15-30 mijë euro.

Nëpërmjet Bankës së Zhvillimit, RMV planifikon kreditim direkt të kompanive të prekura nga virusi korona dhe në vlerë prej gjashtë milion euro shtesë nga Fondit i kompensimit nga ndihma e jashtme dhe Fondit të kompensimit të ndihmës tjetër të jashtme, me anë të së cilës është e nevojshme të sigurohen kushte për funksionalizimin e këtyre fondeve.

 

Për këtë qëllim, propozohet Qeveria që të sjell për përfundimin e Vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për mbledhjen, përdorimin dhe administrimin e fondeve nga ndihma e huaj ekonomike e Republikës së Maqedonisë Nr. 44-7213 / 1-17 nga 06.03.2018, botuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë, numër 44 nga viti 2018.

Gjithashtu për operacionalizimin e kësaj linje kreditore, është e nevojshme që Banka për Zhvillim e RMV-së, në bashkëpunim me Kabinetin e zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomik dhe Ministrinë e Financave, të vendosin kritere për këtë lonjë kreditore. Kushtet në të cilat do të bëhet kreditimi, do të jenë më të favorshme se kushtet në të cilat jepen kreditë nga bankat komerciale.

Për shkak të lartpërmendurës, Kabineti i zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomik e propozoi, ndërsa Qeveria në këtë mbledhje i miratoi këto konkluzione:

1. Obligohet Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut në afat prej 5 ditë të dorëzojë informacion deri te Qeveria me të cilën do të propozojë formim të linjës kreditore për kreditim direkt të kompanive të prekura nga virusi korona me kushte më të favorshme nga kushtet e kredive nga bankat komerciale.

2. Qeveria solli Vendim për përfundimin e vlefshmërisë për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për mbledhjen, përdorimin dhe administrimin e fondeve nga ndihma e huaj ekonomike në Republikën e Maqedonisë Nr. 44-7213 / 1-17 nga 06.03.2018, botuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë, numër 44 nga viti 2018.

3. Obligohet Ministria e Financave ta njoftojë Bankën për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut që mund të kryejë lëshimin e fondeve prej 6 milionë euro nga Fondet kompenzuese dhe të njëjtën ta përcjell deri te Ministria për Punë të Jashtme.

4. Obligohet Ministria për Punë të Jashtme, pas hyrjes në fuqi të Vendimit për përfundimin e vlefshmërisë së vendimit për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për mbledhje, përdorimin dhe administrimin e fondeve nga ndihma e huaj ekonomike në Republikën e Maqedonisë Nr. 44-7213 / 1-17 nga 06.03.2018, botuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë, numër 44 nga viti 2018, të dërgohet Njoftim deri te Ambasada e Japonisë në RMV, me qëllim për të informuar se fondet do të jenë të vendosura për menaxhim dhe administrim në Bankën për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut.

5.Obligohet Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut që në bashkëpunim me Kabinetin e zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomik dhe Ministrinë e Financave të përgatisë dhe të dorëzojë deri te Qeveria, Informacion me Propozim-Vendim, ku do të përcaktohen kushtet për kreditim direkt për subjektet afariste të prekura nga virusi korona.

Me rastin e propozimit të Gjonull Bajraktar, zëvendësministër i Punës dhe Politikës Sociale, Qeveria solli Konkludim në pjesën Para kalimit të Rendit të ditës nga mbledhja e 21-të e Qeverisë, të ndryshohet dhe personat nga Pepelishte të sillen në  Ministrinë së Punës dhe Politikës Sociale në Demir Kapi, për të cilët nga ana e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale nëpërmjet UNDP-së do të sigurohet ujë dhe ushqim dhe e njëjta do të distribuohet nëpërmjet Kryqit të Kuq të RMV-së, ndërsa Shërbimi për punë të përgjithshme i Qeverisë të sigurojë produkte për higjienë personale për personat që do të jenë të vendosur aty.