Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i dënon më se ashpër sulmet me fjalor urrejtjes ndaj gazetares Tanja Milevska dhe ndaj cilit do gazetar tjetër dhe qytetari në përgjithësi.
Qeveria qëndron fuqishëm prapa lirisë së fjalës dhe gazetarisë së lirë dhe ka zero tolerancë për frikësim dhe kërcënime ndaj gazetarëve.
Dhuna e bazuar gjinore është problem tjetër, por njejtë i rëndësishëm shoqëror të cilit të gjithë duhet bashkarisht t’i kundërvihemi dhe me të cilin do të luftojmë.
I bëjmë thirrje MPB-së dhe Prokurorisë Publike menjëherë të veprojnë për ndriçimin e kërcënimeve brutale dhe thirrjeve të bazuara gjinore për dhunë ndaj gazetares.