Timço Mucunski

Pozita e punës: 
Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme
Posta elektronike: 
#
Profili në Twitter: 
Profili në Instagram: 
Фотографија: 
Biografia: 

Timço Mucunski është avokat dhe politikan me përvojë të konsiderueshme në administratën publike dhe arsim. Ka lindur më 29 korrik të vitit 1989 në Berovë.

Mucunski përfundoi arsimin e lartë në Fakultetin Juridik “Justiniani Parë” pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ku fitoi titullin jurist i diplomuar. Më pas vazhdoi shkollimin në të njëjtin fakultet, ku magjistroi në fushën e shkencave juridike me temën: “Sistemi Administrativ i Bashkimit Europian”. Në vitin 2021 i përfundoi studimet e doktoraturës në shkencat juridike me tezën: “Marrëdhëniet ndërmjet instituteve të së drejtës romake dhe korporatave moderne private”.

Karrierën e tij profesionale e filloi në vitin 2009 si demonstrues në Fakultetin Juridik “Justiniani Parë”, ku më pas punoi si asistent nga viti 2015 deri në vitin 2019. Në vitin 2019, ai u bë docent në të njëjtin fakultet, post që e mban edhe sot.

Mucunski gjithashtu ka përvojë të pasur në administratën publike. Nga viti 2015 deri në vitin 2017 ka punuar si zëvendësministër në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratë. Në vitin 2020 është zgjedhur për deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ku do të qëndrojë deri në vitin 2021. Nga viti 2021, Mucunski është kryetar i Komunës së Aerodromit në Shkup.

Mucunski është autor i punimeve dhe publikimeve të shumta shkencore në fushën e së drejtës dhe administratës publike, duke përfshirë punimet e botuara në Konrad Adenauer Shtiftung Institute for Democracy dhe Ius Romanum.

Mucunski është pjesëmarrës aktiv dhe orator në konferenca dhe projekte të shumta ndërkombëtare dhe vendore, të financuara nga fondacione si Konrad Adenauer dhe Qendra për Arsim Ndërkombëtar CIVIK.

Timço Mucunski flet rrjedhshëm anglisht.