Zoran Manevski - Zëvendësministër i Ekonomisë
Zoran Manevski lindi në Kumanovë në vitin 1957.
Ai është ekonomist i diplomuar.
Gjatë karrierës së tij profesionale është udhëheqës i sektorit financiar-tregtar në NP "Vodovod" - Kumanovë.
Kryen funksionin e Sekretarit të Shtetit në Ministrinë e Ekonomisë.
Punon si ndihmës drejtor në NP "Pastërtia dhe gjelbërimi" - Kumanovë.
Kryen funksionin e këshilltarit shtetëror në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.
Është i angazhuar si Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.
Për dy mandate katërvjeçare, Manevski është këshilltar në Komunën e Kumanovës dhe anëtar i Komisionit për Urbanizëm dhe Ndërtim në Këshillin e Komunës së Kumanovës. Gjithashtu është anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financim në Këshillin e Komunës së Kumanovës.
Që nga Shtatori i vitit 2020, kryen funksionin - Zëvendësministër i Ekonomisë.
Është i martuar dhe baba i dy fëmijëve të rritur.