Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me Mikolla Gnatovski, kryetar i Komitetit Evropian për mbrojtje nga tortura veprimi jonjerëzor apo nënçmues ose dënimi.
Në takim u përshëndet mandati i ri i Kryeministrit Zoran Zaev dhe u shprehën pritjet për suksesin e perspektivave evropiane të vendit tonë. U konkludua se Republika e Maqedonisë së Veriut është një "tregim i suksesshëm", sepse në tre vitet e fundit ajo ka bërë përparim në shumë fusha në rrugën e harmonizimit me standardet evropiane dhe se Kryeministri Zaev dhe Qeveria po bëjnë përpjekje të dukshme për hapa të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe sundimin e së drejtës.
"Ne jemi duke punuar në evropianizimin e vendit tonë, si në aspektin e integrimit evropian ashtu edhe në krijimin e kushteve evropiane të punës dhe cilësisë së jetës në vend. Ne jemi të përqendruar në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, por edhe në progresin në fusha të tjera, dhe midis tyre është përmirësimi i kushteve të burgjeve dhe progresi, promovimi i mëtejshëm i mbrojtjes së të drejtave të njeriut", tha Kryeministri Zaev.
Në takim u përshëndet rritja e pagave të të punësuarve në burgje dhe u diskutua edhe për rëndësinë e përmirësimit të kushteve për mbrojtjen e shëndetit të personave në burgje, për të cilën është e përcaktuar Qeveria, si dhe për planin për rindërtimin e disa burgjeve në vend, përfshirë Burgun e Idrizovos dhe Burgun Hetues Shkup në Shuto Orizar.