Vërejtjet publike të vendosura në propozimin përfundimtar për shpalljen e një pjese të Malit Sharr si park kombëtar

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor zhvilloi një proces të gjerë konsultimi publik mbi Projektligjin për shpalljen e një pjese të Malit Sharr për park kombëtar, në kohëzgjatje prej katër muajsh. Pas konsultimeve të përfunduara dhe analizës së opinioneve dhe komenteve të marra nga publiku, filloi revidimi i Studimit për valorizimin e vlerave natyrore dhe Studimin social-ekonomik nga ana e ekipit të ekspertëve, me angazhim shtesë të ekspertëve nga Bashkimi Ndërkombëtar për ruajtjen e natyrës (IUCN) të angazhuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për mjedisin jetësor në bashkëpunim me MMJPH. Takime shtesë u mbajtën me palët kryesore të interesuara dhe popullatën lokale për të harmonizuar komentet dhe kërkesat e ndryshme, pas së cilës u paraqit një Aneks i Studimit të valorizimit me propozim të azhurnuar të zonimit për parkun e ardhshëm kombëtar, i cili është në dispozicion në linkun e mëposhtëm: https://bit.ly/3qWVofw .

Për më tepër, u organizuan vizitat në terren, mbledhja e të dhënave dhe konsultimet e ekspertëve, të cilat rezultuan në:

  • Rishikimin e Studimit të valorizimit dhe zonimin e propozuar të PK Mali Sharr,
  • Analizën komparative dhe harmonizimin me parqet nacionale fqinje (Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Kosova), si dhe praktika ndërkombëtare (Austri, Gjermani dhe Slloveni),
  • Analizën e neneve përkatëse të Ligjit për mbrojtjen e natyrës dhe legjislacionit tjetër përkatës,
  • Analizën dhe azhurnimin i neneve përkatëse në Ligjin për shpalljen e Malit të Sharrit park kombëtar.

Propozimi përfundimtar për shpalljen e një pjese të Malit Sharr si park kombëtar është vendosur në Projektligjin për shpalljen e një pjese të Malit Sharr për zonë të mbrojtur në kategorinë II – Park Kombëtar dhe është në dispozicion në linkun e mëposhtëm: https://bit.ly/3aPFFsL