Aktivitetet për rikonstruimin e konviktit për studentë “Kuzman Josifovski – Pitu” në Shkup, të parapara në marrëveshjen të nënshkruar të cilën në fillim të vitit e nënshkroi MASH-i me kompaninë austriake “Shtrabag”, si ofertues më i favorshëm në tenderin ndërkombëtar,të cilat filluan të realizohen në terren. Për 18 muaj, objekti do të jetë më i qëndrueshëm, me efikasitet energjetik, që do të thotë se do të kontribuojë për mjedis më të pastër, si dhe edhe do të sigurojë kursime financiare.
Kjo është faza e parë e projektit për rehabilitim me efikasitet energjetik të konvikteve shtetërore për studentë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu së shpejti do të fillojë rikonstruimi i “Stiv Naumov” në Shkup, gjersa më pas në dy fazat e ardhshme do të rikonstruohen edhe 7 konvikte të tjera studentore në Shkup, Prilep, Manastir, Shtip dhe Ohër.
Është planifikuar ndryshimi i instalimit të ujësjellësit, për menjanimin e lagështisë në objekte, ndryshimi i plotë i instalimit elektrik dhe vendosja e llambave LED me efikasitet energjetik, ndryshimi i instalimit të ngrohjes, ndryshimi i plotë i kanalizimeve, ndërtimi i fasadave energjetike të objekteve, do të pajisen edhe fotovoltaikë për prodhimin e energjisë elektrike, ndërsa do të pajisen edhe dhoma për nxënësit me nevoja ndryshe.
Projekti realizohet me kredi nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) prej 20 milionë euro dhe grant prej 5 milionë eurove përmes Programi për efiçencën e energjisë rajonale për Ballkanin Perëndimor të Bashkimit Evropian.