Mickoski: Pas 60 viteve Butel 2 bëhet me kopsht të ri, mbi 200 fëmijë do të kenë kushte të mira jetese

Të nderuar qytetar të Komunës së Butelit,

I nderuar kryetar i Komunës Darko Kostovski,

I nderuar ministër për Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë Fatmir Limani,

E nderuara ministre e Arsimit dhe Shkencës, profesoresha Vesna Janevska,

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra,

Kam kënaqësi të veçantë që kam rastin të shënoj fillimin e ndërtimit të kopshtit të ri këtu në Butel 2, ku para zgjedhjeve premtuam se do ta zgjidhim kaosin që ekzistonte me kujdesin e fëmijëve parashkollorë.

Pas 60 viteve Butel 2 bëhet me kopsht të ri, dhe objekti i vjetër dhe i rrënuar do të prishet. Mbi 200 fëmijë do të kenë kushte të mira për të kaluar fëmijërinë e tyre.

1800 metra katrorë do të mjaftojnë për të plotësuar kërkesat e këtij vendbanimi, ndërsa investimi është mbi 100 milionë denarë. Ekziston edhe një simbolikë e caktuar për këtë objekt.

Këtu ka një mjedis të përzier etnik, ka fëmijë të kombësisë maqedonase dhe shqiptare. Investimet në këtë lloj infrastrukture duhet të jenë të barabarta për shkak se duhet të kujdesemi njësoj për zgjidhjet e problemeve që prekin të gjithë qytetarët.

Kjo është koha kur shteti duhet të bëjë për popullin, sepse për një kohë të gjatë populli ka bërë për shtetin.

Maqedonia duhet të jetë në duart e qytetarëve.

Këtë kopsht jua kam premtuar para zgjedhjeve dhe ja ku jam në ditën e 8-të të Qeverisë së re që vendos gurthemelin e këtij kopshti. Darko, ministri, ministrat dhe unë po përmbushim një tjetër premtim. Në këtë mënyrë krijojmë dhe mbajmë fjalën.

Fytyra nuk ka çmim. Përmbushim për ju, për të gjithë qytetarët. Urime dhe të dëshmojmë shumë gjëra të tjera të bukura.