Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e rregullt të 99-të i miratoi masat më të reja, protokollet dhe rekomandimet për mbrojtje të shëndetit të popullsisë nga Kovid-19, në bazë të rekomandimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse.
Në pajtim me rekomandimet, Qeveria mori vendim se për hyrje në objekte hotelerike, kafene dhe bare, pa dallim të kapacitetit dhe numrit të të pranishmëve si dhe për çdo lloj feste (aheng, festë, dasmë, ditëlindje, koncert, seminar, trajnim, punëtori, konferencë, ngjarje kulturore dhe sportive, kazino, bastore sportive) të ketë të paktën një nga këtu dokumente:
– certifikatë / vërtetim për imunizimin e kryer (vaksinimin) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht aplikimin e së paku dozës së parë të vaksinës kundër sëmundjes infektive KOVID- 19 ose
– certifikatë / vërtetim për kalimin e KOVID – 19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit, për personat mbi moshën 18 vjeçare.
Kjo masë është e detyrueshme për organizimin, punën dhe praninë/pjesëmarrjen në çdo lloj ngjarje në ambient të hapur, ku ka më shumë, si dhe për hyrjen në pjesën e mbyllur të qendrave tregtare.
Për më tepër, në të gjitha objektet hotelierike, kafenetë dhe baret nga kjo masë ku kapaciteti është më i madh se 30 vizitorë / mysafirë / persona, është e detyrueshme të krijohet një shërbim sigurie nga subjekti juridik për kontrollin dhe zbatimin e masës. Ndërsa në objektet hotelierike me kapacitet më të vogël se 30 persona, kontrolli i posedimit të certifikatës KOVID -19 të vizitorëve është detyrë e personave të punësuar rregullisht.
Këto masa hyjnë në fuqi pas shpalljes së tyre në “Gazetën zyrtare”, gjegjësisht prej nesër, 18 gusht të vitit 2021.
Mbetet ndalesa për organizimin e dasmave, festimeve dhe ahengjeve në ambiente të mbyllura, ndërsa llojet tjera të ngjarjeve në ambient të mbyllur ende mund të organizohen me deri në 30% të kapacitetit të vendit dhe një numër të kufizuar vizitorësh deri në maksimum 1.000 vizitorë me posedim të detyrueshëm, të dorëzuarit dhe verifikimin e njërit prej dokumenteve të detyrueshëm KOVID – 19.
Nga 1 shtatori 2021, shtetasit vendas dhe të huaj do të jenë në gjendje të hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rast se në pikën kufitare i posedojnë këto dokumentacione:
- certifikatë / vërtetim për imunizimin e kryer (vaksinimin) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht pranimin e dy dozave të vaksinës kundër sëmundjes infektive KOVID- 19 ose
- certifikatë / vërtetim për kalimin e KOVID – 19 në 45 ditët e fundit, nga dita e shërimit, ose
- vërtetim mjekësorë me rezultat negativ nga RT PCR SARS-Cov-2 test, i realizuar 72 orë para hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Për qytetarët tanë të cilët kthehen në vend pas 1 shtatorit, dhe nuk kanë PCR test, ose vërtetim për vaksinim ose vërtetim se kanë qenë të infektuar në 45 ditët e fundit, do të caktohet karantinë prej shtatë ditëve në izolim shtëpiak me vendim nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor.
Shtetasit e huaj të cilët tranzitojnë në Maqedoni do të mund ta bëjnë tranzitin në afat prej 5 orëve me deklaratë të nënshkruar në hyrje të vendit dhe këtë deklaratë duhet ta dorëzojnë gjatë daljes nga vendi.
Në këtë mbledhje Qeveria e miratoi edhe Protokollin për masa parandaluese gjatë zbatimit të Regjistrimit të popullsisë, amvisërisë dhe banesave.
Me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe me miratim të Komisionit për sëmundje ngjitëse, në mbledhjen e sotme është sjell vendimi për vitin shkollor 2021/-2022 të filloj me prani fizike, me kapacitet të plotë, sipas protokolleve të përcaktuara dhe të sjellura.
Me përjashtime nga ky vendim mund të lirohen fëmijët me sëmundje të rralla ose pengesa të kufizuara, fëmijët që vijnë nga familje me sëmundje kronike, me kërkesë të prindërve, si dhe arsye të tjera jo-mjekësore me lejen e shkollës.
U theksua se situata do të monitorohet vazhdimisht dhe se si alternativë ekzistojnë dy skenarë shtesë: kalim i tërësishëm të mbajtjes së mësimit online ose i kombinuar, nëse rast se vjen deri te ndryshimi i gjendjes së pandemisë.
Qeveria sot miratoi Vendim për shpalljen e një pjese të Vodnos për zonë të mbrojtur nga kategoria V.
Me këtë vendim mundësohet rruajtja e gjendjes autentike e natyrës me anë të mbrojtjes së natyrës dhe vlerave tjera; parandalim i veprimeve që mund të shkaktojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi prishjen e ekuilibrit natyror të ekosistemeve; krijimin e kushteve të favorshme për mbrojtje, ruajtja dhe avancimin të llojshmërisë biologjike rajonale dhe trashëgimisë natyrore dhe shfrytëzim të qëndrueshëm të burimeve natyrore në mënyrën në të cilën nuk rrezikohet mbijetesa e llojeve dhe ekuilibri natyrorë.
Gjatë debatit për këtë pikë Qeveria arriti në përfundimin se mbetet e hapur për debat dhe sugjerime në lidhje me propozimin për miratimin e një " lex specialis " për Vodno si një mundësi për përmirësimin e mëtejshëm të mbrojtjes së Vodno.
Qeveria sot miratoi Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërmarrjet publike me të cilët ulet numri i anëtarëve në këshillat drejtues dhe mbikëqyrës në ndërmarrjet publike, si një nga masat nga Plani për luftë kundër korrupsionit i propozuar nga ana e zëvendëskryeministrit i ngarkuar për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillim të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore.
Me zgjidhjen e propozuar ligjore numëri I anëtareve në këshillat drejtuese zvogëlohet në 7 (shtatë) anëtarë në ndërmarrjet publike që themelues i tyre është Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qyteti i Shkupit dhe komunat ju jetojnë mbi 50.000 qytetarë, si dhe të këshillave drejtues të një ndërmarrje publike ndër-komunale, ndërkaq këshillat drejtues të ndërmarrjeve publike të themeluar nga komuna në të cilën jetojnë deri në 50.000 qytetarë zvogëlohet në 5(pestë) anëtarë. Numri I anatarëve në këshillat mbikëqyrës ulet në 3 (tre) anëtarë.
Në mënyrë shtesë me ndryshimet dhe plotësimet, rregullohet procedura për zgjedhjen e anëtarëve të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës si dhe shuma apo lartësia e kompensimit.
Kompenzimi për anëtarët e këshillave drejtues nuk mund të jetë më i lartë se gjysma e pagës mesatare se e punonjësve në një ndërmarrje të caktuar publike, ndërsa shpërblimi për anëtarët e bordit mbikëqyrës nuk mund të kalojë një të tretën e pagës mesatare të punonjësve në një ndërmarrje publike
Propozim ligji për Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike përcakton transparencë në procedurën e zgjedhjes së anëtarëve të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës në ndërmarrjet publike, si dhe meritë procedurën në përzgjedhjen dhe emërimin e anëtarëve.
Sipas zgjidhjes ligjore, për herë të parë bëhet obligim ligjor publikimi i thirrjes publike për anëtarët e këshillavedrejtues dhe mbikëqyrës të ndërmarrjeve publike në ueb faqet e Qeverisë, gjegjësisht komunës ose Qytetit të Shkupit si dhe në ueb faqen e vet ndërmarrjes publike tre muaj para skadimit të mandatit të përbërjes aktuale.
Të gjithë qytetarët që plotësojnë kërkesat ligjore për anëtarë të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës do të mund të aplikojnë në thirrjen publike.
Gjithashtu vendoset edhe një detyrim ligjorë për krijimin e një Komisioni për seleksionim, i cili në mënyrën më transparente dhe publike do të kryejë procedurën e përzgjedhjes të të gjithë kandidatëve të paraqitur.
Me këto ndryshime pritet të rrisin efikasitetin e funksionimit të ndërmarrjeve publike dhe të zvogëlojnë çdo ndikim politik në përzgjedhjen e anëtarëve të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës në ndërmarrjet publike, si dhe do të mundësojnë menaxhim dhe mbikëqyrje më efikase të punës së ndërmarrjeve publike, dhe me këtë do të ndikoj edhe në përmirësimin e shërbimeve që ofrohen për qytetarët.
Në mbledhjen e sotme është shqyrtuar dhe miratoi Informacioni në bazë të së cilit Qeveria e pranoi tekstin e Aneksit nr. 5 ndaj Marrëveshjes për ndërtimin e autostradës, pjesa Kërçovë – Ohër midis Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore dhe Sinohydro Corporation Limited, sipas së cilës konfirmohet afati për përfundimin e punimeve në këtë pjesë është përcaktuar më 31.12.2023, pa ndonjë implikim shtesë financiar për Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut