“Maqedonia e Veriut do të bëhet me një park diellor, i cili do të jetë një nga më të mëdhenjtë në Evropë me kapacitet për të prodhuar energji elektrike nga 360 deri në 400 megavat (MW). Bëhet fjalë për një investim i drejtpërdrejtë francez në Greenfield, më i madhi në këtë fushë për ekonominë maqedonase. Parku diellor ”Stipion “do të ndërtohet gjatë vitit 2022 në lokacionin që ishte paraparë për ndërtimin e aeroportit të mallrave në Shtip në sipërfaqe prej 452 hektarësh”, tha Kryeministri Zoran Zaev në promovimin e sotëm të investimit në prani të ambasadorit të Francës Siril Bomgartner, si dhe përfaqësuesve të menaxhmentit të kompanisë franceze “Akio Energy”.
“Investimi është përfitim i drejtpërdrejtë i reformave në sektorin energjetik të zbatuara pikërisht nga kjo Qeveri. Këtu para së gjithash do të doja të theksoj miratimin e Ligjit për energjetikë plotësisht të harmonizuar me direktivat evropiane, miratimi i Strategjisë për zhvillimin e energjetikës deri në vitin 2040 të bazuar në politikën e BE-së për energjinë dhe klimën, si dhe Ligji për investime strategjike.
“Akio Energji” me ndërtimin e Parkut Diellor “Stipion”, si dhe kompania gjermane “VPD” e cila investon në parkun e ri të erës “Virovi”, do t’i japin stimul të ri ekonomisë, duke angazhuar fuqinë punëtore të vendit, kuadrot e reja të cilët ardhmërinë e tyre e shohin në kompani të tilla bashkëkohore. Kjo Qeveri, si asnjë tjetër deri më tani, investon në energjetikë dhe ka krijuar një mjedis për investime në burime të ripërtërishme të energjisë dhe shfrytëzimin e burimeve natyrore, diellit, erës, ujit - për prodhimin e energjisë elektrike.
Investimi në energjetikë mbi 30 vjet është lënë pas dore, ndërsa investimet janë reduktuar në minimum”, theksoi Zaev dhe shtoi se për momentin në fazë ndërtimi janë termocentralet fotovoltaike përmes parimit të mbështetjes me tarifa premium me kapacitet të instaluar prej 60 MW, një pjesë e tyre janë lëshuar në përdorim, është ndërtuar termocentrali i parë më i madh nga EEM-ja me kapacitet të instaluar prej 10 MW dhe vitin e ardhshëm do të fillojnë me ndërtim dy termocentralet nga 50 MW në Oslomej, ose gjithsej 170 MW që është 10 herë më shumë se 17 megavat të ndërtuara në 26 vitet e mëparshme.
Ciril Bomgartner, ambasadori i Francës theksoi se ky investim është investimi më i madh francez në vend në pesëmbëdhjetë vitet e fundit dhe shtoi se siç informoi Kryetari i Qeverisë, dhjetëra kompani franceze, secila prej tyre e njohur ndërkombëtarisht, aktualisht punojnë në pozicionin e tyre në tregun maqedonas.
Ky park diellor do të jetë më i madhi i ndërtuar ndonjëherë në këtë rajon të Ballkanit Perëndimor. Ky investim është gjithashtu i një rëndësie të madhe strategjike, pasi që do të kontribuojë në forcimin e pavarësisë energjetike të Maqedonisë së Veriut, ndërkohë duke i ndihmuar vendit të nisë në rrugën e saj ambicioze evropiane për uljen e emetimeve të dioksidit të karbonit.
Bashkëpunimi i drejtpërdrejtë mes dy vendeve tona humbi pak në intensitet vitet e fundit, ndërsa marrëdhëniet tona nuk ishin më në nivelin që duhet të ishin. Tani gjërat po ndryshojnë. Duke iu falënderuar angazhimit personal, në nivelin më të lartë shtetëror dhe qeveritar, në secilin prej dy vendeve tona, marrëdhëniet e ndërsjella politike u rritën intensivisht, në besim dhe në përmbajtje.
Kryeministri në qershor të vitit të kaluar vizitoi Parisin, në një takim historik me Presidentin e Republikës së Francës. I ftoj të gjithë edhe një herë të dëgjojnë deklaratat publike të dhëna me atë rast nga dy liderët tanë. Presidenti i Francës më pas tha dhe përsëriti se Franca dëshiron që negociatat për anëtarësim të fillojnë pa vonesë, pasi që Maqedonia e Veriut, zoti Kryeministër, bëri një përparim të madh dhe e meritoi atë. Franca bëri përpjekje, në nivelin më të lartë, për të arritur atë rezultat dhe tani të gjithë mund ta shohin atë. Kjo përpjekje është një dëshmi edhe për vizionin strategjik të cilën e ndajnë dy qeveritë tona, në dobi të stabilitetit të rajonit të Ballkanit Perëndimor”, tha Bomgartner në fjalimin e tij.
Erik Skoto, kryetar i kompanisë “Akio Energji” nga Franca tha se investimi i parashikuar pritet të jetë rreth 270 milionë euro në zonën e komunave Shtip dhe Sveti Nikollë.
“Është një nder i madh për “Akio Energji” që kaloi procesin e përzgjedhjes dhe që iu dha statusi i një investimi strategjik. Ky është në fakt është edhe një demonstrim i lidhjes së fortë mes Maqedonisë së Veriut dhe Francës, jemi të nderuar të përfaqësojmë investimin francez në vendin tuaj. Do të punojmë me të gjithë palët relevant për të ndërtuar projektin më të mirë diellor në shërbim të qytetarëve tuaj. Si rezultat i këtij investimi, në vend injektohen 620 GWh energji e pastër, do të kursehen 380 000 ton CO2 në vit, ndërsa do të pajisen mbi 94 000 amvisëri me energji elektrike të pastër.
Gjithashtu po krijojmë vende pune për popullatën vendase", tha Skoto, dhe shtoi se vendimi për investime në energjinë e gjelbër është me të vërtetë një rrugë që duhet të ndjekin të gjitha vendet e BE-së dhe shpresoj që sa më shpejt do të jeni në atë familje.
“Akio Energji” themeluar në vitin 2007 është një kompani lider për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme të energjisë në Francë. Disponojnë me një portofol prej mbi 1.100 MW të termocentraleve të burimeve të ripërtërishme, kryesisht termocentrale fotovoltaike në mbarë botën.
Преземете ја презентацијата на „Акио Енерџи“ на англиски јазик.