Në mbledhjen e 126-të Qeveria miratoi që të sillet vendim ligjor për riprogramimin e kushteve kreditore për huanë për gazifikim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 126-të e miratoi propozimin e Ministrisë së Financave për riprogramimin e kushteve kreditore të SHA “BURIMET NACIONALE ENERGJETIKE” Shkup në pronë shtetërore, lidhur me huamarrjen për financimin e projektit “Gazifikimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, të marrë nga Dojçe Bank dhe Erste Bank.

Në pajtim me këtë vendim,  Ministria e Financave është e detyruar në mbledhjen e sotme të Qeverisë të dorëzojë vendim ligjor me kushtet e reja kreditore për riprogramimin e paraparë dhe pasi të përcaktohet në mbledhjen qeveritare, të dërgohet në Kuvend për miratim.