Në mbledhjen e 15-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi informacionin e Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me specializantët e mjekësisë, të cilët specializimin e paguajnë me mjete të veta dhe të cilët janë të angazhuar me kontratë në vepër në klinikën universitare në të cilën kryejnë specializimin. Duke pasur parasysh rëndësinë për specializantët, por edhe për qytetarët dhe për sistemin shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për zgjidhjen e plotë të statusit të tyre, Qeveria mori vendim, në përputhje me ligjin dhe menjëherë pas zgjedhjeve, të përpilohen propozim-zgjidhje ligjore që do të parashikojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre të përgjithshme.
weQeveria, në bashkëpunim aktiv me specializantët, deri më tani ka shfaqur një kujdes të madh për avancimin e statusit të tyre dhe është e vendosur të vazhdojë në këtë drejtim, drejt zgjidhjes së të gjitha çështjeve me interes për to dhe me interes publik, në funksion të shëndetit të qytetarëve.
Siç u konstatua në mbledhje, në vitin 2018, specializantët privatë u paguan për herë të parë për punën e tyre në lartësi të pagës mesatare të mjekut të përgjithshëm, duke pasur parasysh se deri atëherë nuk kishin kompensim financiar për angazhimin dhe asnjë Qeveri nuk kishte treguar gatishmëri për ti dëgjuar dhe kapacitet për të filluar zgjidhjen e statusit të tyre të punës. Në vitet e fundit pagat e punonjësve shëndetësorë janë rritur ndjeshëm, janë ngritur kapacitetet në shëndetësinë publike dhe është rikthyer dinjiteti i të gjithë punonjësve dhe bashkëpunëtorëve shëndetësorë.
Qeveria, me propozim të Kryetarit të Qeverisë, i ngarkoi Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Arsimit që të dorëzojnë informacion lidhur me zgjidhjen efikase të çështjes për qëndrimin e studentëve të cilët në bazë të mobilitetit, sipas programit Erasmus, kanë nevojë të qëndrojnë në vend jo më shumë se një semestër.
Mobiliteti, në kuadër të procesit arsimor, siç u konstatua, është harmonizim me praktikat e Bashkimit Evropian dhe siç vlerësohet, është e nevojshme të thjeshtohen procedurat për qëndrim afatshkurtër mbi këtë bazë, përkundër procedurave standarde për aprovimin e qëndrimit për studim shumëvjeçare.
Qeveria, me propozim të Kryetarit të Qeverisë, e ngarkoi Ministrinë e Punëve të Brendshme që të dorëzojë informacion të plotë në lidhje me ngjarjet me gazetarin Furkan Saliu, në përputhje me kërkesën e Këshillit të Evropës për të dhënë përgjigje lidhur me këtë rast.
Në mbledhjen e 16-të, Qeveria konkludoi që 24 prilli 2024 (e mërkurë) dhe 8 maj 2024 (e mërkurë) të jenë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të zbatimit të papenguar të zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, këto dy ditë jo pune nuk do të punohen.
Vendimi i sotëm i Qeverisë ka të bëjë me të gjithë qytetarët e territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Qeveria, në pajtim me Ligjin për energjetikë, e miratoi Vendimin për zgjedhjen e furnizuesit universal. Për ofertë më të favorshme për zgjedhjen e furnizuesit universal, në procedurë përkatëse është përzgjedhur oferta e dorëzuar nga grupi i ofertuesve EEM Maqedoni elektro-furnizuesi SHPKPI Shkup – bartës i EEM Maqedoni SHA Shkup- anëtar i grupit. Për bartës të furnizimit është zgjedhur operatori ekonomik i cili ka ofruar përqindjen më të ulët të marzhës bruto gjatë ankandit elektronik dhe oferta e të cilit më parë është vlerësuar si e pranueshme. Kriteri për dhënien e kontratës së furnizuesit universal është marzha bruto e ofertës së ofruar. Baza për llogaritjen e çmimit me të cilin furnizuesi universal do të furnizojë konsumatorët e vegjël dhe amvisëritë, që përfshin marzhën bruto, është në përputhje me sistemin tarifor për shitjen e energjisë elektrike për konsumatorët e furnizuar nga furnizuesi universal dhe furnizuesi i fundit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 246/23), miratuar nga Komisioni Rregullator i Energjetikës, shërbime të ujit dhe shërbime për menaxhimin e mbeturinave komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi informacionin nga Sekretariati për Çështjet Evropiane për statusin e përgatitjes së Agjendës së Reformës 2024-2027, në kuadër të Planit të rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe e miratoi versionin e harmonizuar të draft-agjendës së reformës. Janë ngarkuar zëvendësi i parë i Kryetarit të Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane dhe ministri i Financave, që të dorëzojnë versionin e harmonizuar të Draft agjendës reformuese deri te Komisioni Evropian.
Draft-agjenda reformuese e përditësuar ndahet me Komisionin Evropian me qëllim të harmonizimit të listës së prioriteteve dhe masave reformuese, me afate konkrete të propozuara nga pala maqedonase, me Bashkimin Evropian. Harmonizimi i Draft agjendës së reformës ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme dhe duhet të përfundojë më së voni deri me 26 prill të vitit 2024, ndërkaq versioni final i Agjendës reformuese do të miratohet më së voni deri në mesin e muajit maj të vitit 2024. Pas përcaktimit të versionit final të Agjendës reformuese dhe miratimit nga Komisioni Evropian, siç është sqaruar nga SÇP, do të hapet mundësia për nënshkrimin e marrëveshjeve për instrumentin për reforma dhe rritje dhe huamarrje dhe me këtë parashtrimi i Kërkesës për tërheqjen e këstit të parë, gjegjësisht për avansin në lartësi prej 7 përqind nga alokimi për shtetin tonë.
Është paraparë pagesa e mjeteve nga Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor, dy herë në vit. Për Republikën e Maqedonisë së Veriut, prioritet të cilat ishin të dakorduara në Agjendën e reformës, kanë të bëjnë me fushat me prioritet: Menaxhim/ Reforma në administratën publike dhe Menaxhim me financat publike; Digjitale, Energjetike/Tranzicion i gjelbër; Kapitali njerëzor; Mjedis afarist dhe sundimi i së drejtës.