Qeveria miratoi programin për përdorimin e dotacioneve kapitale për financimin e projekteve investuese të komunave

Qeveria sot mbajti mbledhjen e 49-të përmes komunikimit me video-konferencë në internet, ku miratoi programin për përdorimin e dotacioneve kapitale për financimin e projekteve investuese të komunave dhe komunave në qytetin e Shkupit për vitin 2025. Me këtë program përcaktohet përdorimi i dotacioneve kapitale për financimin e projekteve investuese, pra për projekte infrastrukturore të komunave dhe komunave në qytetin e Shkupit për vitin 2025, në një shumë totale deri në 15.000.000.000 denarë.  

Mjetet nga ky program do të përdoren për financimin e projekteve infrastrukturore të komunave dhe komunave në qytetin e Shkupit, në fushën e transportit, arsimit dhe shkencës, kulturës, mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, politikës sociale, demografisë, rinisë dhe sportit.  

Përveç kësaj, Qeveria miratoi edhe përfundime lidhur me informacionin për përdorimin e dotacioneve kapitale për financimin e projekteve investuese të komunave dhe komunave në qytetin e Shkupit për vitin 2025 dhe i ngarkoi Ministritë e Transportit, Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Arsimit dhe Shkencës, Kulturës dhe Turizmit, Sportit dhe Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë që të përcaktojnë kriteret, procedurat dhe afatet për shpërndarjen e dotacioneve kapitale dhe t'i shpallin ato në faqet zyrtare të internetit. Afati për dorëzimin e formularëve të aplikimit dhe dokumentacionit të projekteve, i cili do të shpallet nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, është deri më 30.04.2025.