Qeveria sot mbajti dy mbledhje. Mbledhja e 47-të ishte tematike e dedikuar për programet e punës të ministrive, agjencive dhe ndërmarrjeve publike për vitin 2025, siç janë:
• Programi për mbështetjen e sipërmarrësisë, konkurrueshmërisë dhe inovacionit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Sipas Buxhetit për aktivitetet programore të Agjencisë, janë parashikuar mbi 42 milionë denarë, një pjesë e mjeteve do të dedikohen për financimin dhe bashkëfinancimin e aktiviteteve programore dhe një pjesë e tyre përfshin:
• Edukimin sipërmarrës – bëhu sipërmarrës ose
• Mbështetje për sipërmarrësinë e grave
• PROGRAMI NACIONAL PËR ZHVILLIMIN E INFRASTRUKTURËS HEKURUDHORE PËR PERIUDHËN 2025-2029, i cili përfshin tregues të matshëm për rritjen e transportit të mallrave dhe uljen e kohës së udhëtimit për trenat e pasagjerëve
• Këtu bën pjesë edhe programi për investime në mjedisin jetësor,
• Programi për zhvillim të barabartë rajonal për vitin 2025, si dhe
• Programet për zhvillimin e sportit dhe programi për subvencione në fushën e sportit për vitin 2025.
Janë miratuar edhe shumë programe të tjera pune dhe presim që të gjitha institucionet në ditët në vijim të informojnë dhe njoftojnë opinionin në mënyrën e përshtatshme!
Në mbledhjen e dytë, të rregullt, të 48-të, Qeveria shqyrtoi pikat e mëposhtme:
Qeveria shqyrtoi dhe miratoi informacionin për vendosjen për herë të parë të një sistemi të ri të orientuar drejt familjes për ndërhyrje të hershme në fëmijëri për fëmijët nga 0 deri në 6 vjeç me vonesa në zhvillim dhe/ose aftësi të kufizuara.
Përgjegjësia për këtë do t’i takojë Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, si dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Të kujdesemi së bashku për fëmijët tanë!
Vazhdojmë edhe me mbështetjen për komunat!
Javën e ardhshme, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të shpallë thirrjen e dytë për financimin e projekteve infrastrukturore me vlerë deri në 15 miliardë denarë. Ky është një tregues se përpara nesh është një bum ndërtimor në të gjitha komunat dhe rajonet e vendit tonë.
Edhe thirrja e dytë, ashtu si e para, do të mbështesë projekte në fushën e kulturës, sportit, mjedisit, infrastrukturës rrugore, politikës sociale dhe arsimit. Premtuam zhvillim për komunat dhe po e realizojmë atë.
Qëndroni të informuar, vizitoni faqen e internetit vlada.mk për risitë dhe vendimet që synojnë përmirësimin e përditshmërisë Suaj!