Nga mbledhja e 132-të e Qeverisë: Sigurohen 670 milionë euro shtesë për tejkalimin e krizës energjetike; Përcaktohen ndryshimet e Ligjit për të drejtë autoriale dhe të drejtat e përafërta; Miratohet Programi i rregullt vjetor për imunizim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 132-të, në përputhje me Ligjin për ekzekutimin e Buxhetit për vitin 2022, miratoi Programin për zhvillim të gjelbër me të cilin janë përcaktuar 670.000.000,00 denarë për realizimin e projekteve nga sfera e energjetikës, përkatësisht për prodhimin dhe sigurimin e sasive shtesë të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë për tejkalimin e krizës energjetike.

 Në këtë mbledhje, Qeveria përcaktoi tekstin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtën e autoriale dhe të drejtat e përafërta.

 Qëllimi i Ligjit të propozuar është të përcaktojë një bazë normative për krijimin e një modeli efikas për funksionimin e sistemit të menaxhimit kolektiv të së drejtës autoriale dhe të drejtave të përafërta në përputhje me Direktivën 2014/26 / KE të Bashkimit Evropian për menaxhimin kolektiv të të drejtës autoriale dhe të drejtat e përafërta dhe licencimi multi-territorial i veprave muzikore për përdorim online, në sferën e menaxhimit kolektiv.

 Me ndryshimet dhe plotësimet, mes tjerash, ende po realizohet harmonizimi me Direktivën e BE-së 2011/77 dhe me Direktivën 2006/116/BE për kohëzgjatjen e mbrojtjes të së drejtës autoriale dhe të drejtave të përafërta, në lidhje me mbrojtjen e bashkautorëve të veprave muzikore  me tekst, si dhe kohëzgjatja e mbrojtjes së interpretuesve dhe producentëve të fonogramit të shfaqjeve muzikore të regjistruara, përkatësisht fonogrameve nga 50 deri në 70 vjet. 
Qeveria miratoi Programin për imunizimin e detyrueshëm të popullatës në Maqedoninë e Veriut për vitin 2022, i cili realizohet çdo vit dhe që mbulon vaksinimin e personave të moshës së caktuar, i cili zbatohet në vazhdimësi gjatë gjithë vitit kundër: virusit akut të hepatitit B (Hepatiti B), Tuberkulozi, sëmundjet e shkaktuara nga hemofilus influenca tip B (Hib), difteria (Difteria), tetanusi (tetanus), kollë e madhe (pertussis), paralizë fëmijërore (Poliomyelitis acuta), fruthi (Morbili), shytat (Parotitis epidemica), fruthi (rubeola), infeksionet e papilloma virusit njerëzor (HPV), infeksionet rotavirusit dhe infeksionet Streptococcus pneumoniae për të gjithë njerëzit e një moshe të caktuar sipas Kalendarit të Imunizimit.

  
Programi përfshin Kalendarin për imunizimin e fëmijëve nga mosha 0 deri në 18 vjeç dhe Kalendarin e catch-up imunizimit për fëmijët e vaksinuar në mënyrë të parregullt nga mosha  5 deri në 18 vjeç, si dhe planin për sigurimin e nevojave vjetore për imunizim dhe vaksinim të detyrueshëm sipas indikacioneve epidemiologjike.

Në këtë mbledhje Qeveria e pranoi propozimin e Komisionit për Emërime që prof.dr. Vllado Buçkovski të shkarkohet nga detyra përfaqësues special i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Republikën e Bullgarisë.

Qeveria falënderoi Buçkovskin për të gjitha angazhimet dhe përpjekjet me të cilat ka kontribuar në ruajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe miqësore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në kohë sfidash që nënkuptonin nevojën e një qëndrimi të durueshëm dhe të përkushtuar ndaj gjetjes së zgjidhjeve.
 
Pritet që dy qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në përputhje me metodologji të vendosur bashkërisht, të përcaktojnë rrugët, burimet dhe hapat drejt zgjidhjes përfundimtare të çështjeve të hapura, duke u mbështetur në kushtet dhe sukseset e arritura nga të gjitha palët e interesuara në proceset e deritanishme.

Si pjesë e kuadrove të pranueshme në Komisionin Emërime në Qeveri, është pranuar vendimi që bordit drejtues të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik t’i propozohet për ushtrues detyre të Fondit të emërohet Festim Halili.

Qeveria solli  konkluzion me të cilin detyron të gjitha organet dhe institucionet në kompetencë të saj, që në kuadër të funksionimit të saj të rregullt, t'i njohin vërtetimet elektronike nga evidenca penale, përkatësisht vërtetimet për mos-dënim, me rëndësi të njëjtë si ato të lëshuara në formë të shtypur.

Ky detyrim i Qeverisë vjen pas njoftimit të Këshillit për Teknologji Informatike dhe Komunikuese në organet e drejtësisë të cilët konstatuan se disa punonjës në institucionet publike ende kërkojnë që këto certifikata të jenë në formë të shtypur.

 Në këtë mbledhje, Qeveria e ngarkoi ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevskin, së bashku me kryetarin e Komisionit për Vlerësimin dhe Përcaktimin e Lartësisë së Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore, të realizojë takim me përfaqësuesit e Komunës së Manastirit për të dakorduar procedurën për riparimin e pasojave të tërmetit të 9 janarit.