Kovaçevski me rastin e festës Uji i Bekuar: ”Ta përforcojmë pjekurinë shpirtërore dhe vullnetin e mirë për tejkalimin e të gjitha sfidave”

Delegacion qeveritar i udhëhequr nga Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski i cili ishte shoqëruar nga zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe ministri për Vetëqeverisje Lokale Goran Milevski, mori pjesë në ceremoninë me rastin e festës së madhe krishtere – Uji i Bekuar, që tradicionalisht u mbajt te ura “Liria” te “Holidej In” në Shkup.

Në ceremoni ku morën pjesë shumë besimtarë, arqipeshkvi i Kishës ortodokse maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit, z.z. Stefan shenjtëroi ujërat duke vendosur kryqin në lumin Vardar. Me këtë akt, që shënon pastrimin dhe ripërtëritjen shpirtërore, ujërat shndërrohen në ujëra të shenjta, si kujtim i pagëzimit të Birit të Zotit në lumin Jordan.

Në ceremoninë solemne, Kryeministri Kovaçevski i uroi besimtarit më fatlum, i cili e tërhoqi kryqin nga ujërat e shejta, i uroi dëshira për shëndet të mirë dhe prosperitet dhe i dorëzoi dhuratën.

Në urimin e tij deri te besimtarët ortodoksë, Sinodi i shejtë, arqipeshkvi i Kishës ortodokse maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit, z.z. Stefan, si dhe deri te të gjithë priftët ortodoksë tha:

“Kjo festë na bënë thirrje të pastrohemi në ditën kur ujërat shndërrohen në ujëra të shejtë, që të na përkujtojnë në ditën kur Jezu Krishti kryqëzohej në lumin Jordan.

Edhe këtë vit derisa ende po zgjat pandemia me Kovid-19, festa na thërret t’i kalojmë në shendet sfidat e pandemisë.

T’u përmbahemi rekomandimeve të nëpunësve shëndetësorë dhe të Sinodit të KOM-AO dhe ta festojmë festën me përgjegjësi.

Çdo vit kjo festë na porosit që ta përforcojmë pjekurinë shpirtërore dhe me qetësi dhe me dashuri t’i dëshirojmë njëri tjetrit vullnet të mirë për tejkalimin e të gjitha sfidave që na presin në planin personal dhe kolektiv. Urime kjo festë e madhe krishtere – Uji i Bekuar”.