Mbledhja e tridhjetekatër e Qeverisë: Lehtësim i masave restriktive për parandalimin e përhapjes së virusit korona

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i miratoi rekomandimet e Shtabit Kryesor Koordinues të Krizës për ballafaqim me KOVID-19 (SHKKK), në këtë mbledhje i miratoi këto konkluzione:

  • Të fillojë mësimi me prezencë fizike në fakultetet në vend me respektimin e masave të rekomanduara për parandalimin e virusit korona KOVID-19, mbajtja e maskave mbrojtëse në ambient të mbyllur, mbajtja e distancës fizike 1-2 metra, higjiena e shpeshtuar e duarve me dezinfektim të detyrueshëm para hyrjeve në sallat për mësim, amfiteatrove, palestrave, gjegjësisht mos grupimi dhe ajrosja e shpeshtë e ambienteve të mbyllura, me rekomandim për vaksinimin e studentëve dhe stafit mësimor të fakulteteve në shtet.
  • Ndjekja e mësimit në shkollat fillore të zhvillohet pa maska për nxënësit, përveç se në rastet kur nxënësit me vullnet të vet nuk kërkojnë të mbajnë maska mbrojtëse. Për mësimdhënësit dhe punonjësit e tjerë në shkolla, mbetet detyrimi për mbajtjen e maskave.
  • Të rritet plotësimi maksimal i kapacitetit në ambient të hapur dhe të mbyllur nga i deritanishmi më së shumti deri në 50%, deri në maksimum 75%, me mbajtje të detyrueshme të maskave mbrojtëse për ngjarje kulturore. Teatro, kinema, filarmoni, si dhe seminare, trajnime, mbledhje, takime, konferenca dhe të ngjashme.
  • Të ndërpritet detyrimi për sigurimin e shërbimeve për vendosjen e rendit në operatorët ekonomikë.
  • Të ndërpritet masa për posedim të detyrueshëm të certifikatës/vërtetimit (për imunizimin e realizuar(vaksinimi), gjegjësisht marrja e dy dozave të vaksinës kundër KOVID-19, ose certifikatë/vërtetim për kalimin e virusit KOVID-19 në 180 ditët e fundit, duke llogaritur ditën e shërimit) për vizitën e objekteve gastronomike në ambient të hapur. Për pjesët e mbyllura mbetet detyrimi për posedimin e detyrueshëm të certifikatave për vaksinim ose për kalimin e virusit.

Në përputhje me gjendjen aktuale epidemiologjike, u pranua kërkesa e Ministrisë së Punëve të Brendshme, policisë dhe armatës të vazhdojë me sigurimin e KOVID qendrave dhe pikave për vaksinim, ndërsa të ndërpritet sigurimi i jashtëm fizik i KOVID kapaciteteve të caktuara në Shkup dhe në qytetet e tjera në vend.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e pranoi Planin Nacional të Veprimit për mbrojtje, promovim dhe plotësim të të drejtave të njeriut të grave dhe vajzave rome 2022-2024, me propozim të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale.

Në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut të gjithë qytetarët janë të barabartë, pavarësisht nga përcaktimi i tyre etnik, fetar, gjinor apo tjetër.

Republika e Maqedonisë së Veriut vëmendje të veçantë i kushton përfshirjes së perspektivës gjinore në politikat nga të gjitha fushat e veprimit shoqëror dhe bashkë me sektorin joqeveritar janë të fokusuara drejt promovimit dhe mbështetjes së qasjes së ndjeshme gjinore në procesin e vendimmarrjes në të gjitha nivelet, si dhe në përforcimin e përfaqësimit social dhe politik të grave në të gjitha sferat e shoqërisë.

Përpjekjet që investohen në avancimin e statusit të gruas rome, rrjedhin nga Strategjia dhe Planet nacionale të veprimit për Romët në Maqedoninë e Veriut, si dhe nga Plani i posaçëm i veprimit për gruan rome.

Qeveria e shqyrtoi edhe Informacionin në lidhje me Planin për prodhim të SHA “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” në pronësi shtetërore për periudhën nga 1-15 prill 2022.

Është miratuar vendimi për vazhdimin e masës me të cilën sasitë shtesë të energjisë elektrike në vlerë prej 160 MW do të sigurohen nga prodhimi vendor, gjegjësisht nga Shoqëria për prodhimin e energjisë elektrike dhe ngrohjes “TE-TO” SHA Shkup, që do të punojë shtatë ditë në javë në periudhë prej orës 00:00 në mëngjes deri në orën 24:00 ne fuqi të plotë, në periudhën prej 1 prill të vitit 2022 deri më 15 prill të vitit 2022.

Sipas kësaj mase, SHA “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” – Shkup, do ta blejë energjinë e tërësishme elektrike të prodhuar të Shoqërisë për prodhimin e energjisë elektrike dhe të ngrohjes “TE-TO” SHA Shkup, në përputhje me të drejtat dhe detyrimet e përcaktuara bashkërisht me Marrëveshjen e lidhur për shitblerje të energjisë elektrike.

Në këtë mbledhje Qeveria e miratoi Dekretin për ndryshimin e Dekretit për lartësinë e kompensimit të tokës ndërtimore që privatizohet, mënyrën dhe procedurën për pagesën e kompensimit për privatizimin e tokës ndërtimore.

Me Dekretin për ndryshimin e Dekretit për lartësinë e kompensimit për privatizimin e tokës ndërtimore që do të privatizohet, mënyrën dhe procedurën e pagesës së kompensimit për privatizim të tokës ndërtimore, shqyrtimi i shumës të së cilit është kompensimi për privatizimin e tokës ndërtimore, zëvendësohet me Shqyrtim të ri.

Parashikohet shumë më e lartë e kompensimit (30 herë më e lartë se ajo që është parashikuar deri më tani) për privatizimin e tokës ndërtimore në pronësi shtetërore për qëllime: banim kolektiv i paraparë me aktet për planifikim hapësinor të pa realizuar, komercial, afarist, ekonomik, prodhuese, si dhe objekte të dedikuara për sport dhe rekreacion.

Ndryshimi i propozuar është bërë për shkak të rritjes së vlerës së tregut të tokës ndërtimore në krahasim me vlerën e tokës ndërtimore në vitin 2005, kur hyri në fuqi Ligji për privatizim dhe dhënie me qira të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore.

Në këtë mbledhje, ministrat e shqyrtuan dhe e miratuan Propozimin për vendosjen e kredive prodhuese të reja në përputhje me masat ekonomike të Qeverisë për mbrojtjen e konsumatorëve dhe kompanive të prekura nga kriza energjetike dhe ekonomike, përmes Bankës Zhvillimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qeveria shqyrtoi dhe miratoi tekstin e Propozim-ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohje reciproke të lejeve për operatorin e autorizuar ekonomik - siguri (OEOS).

Marrëveshja synon lehtësimin e tregtisë për zhvillim ekonomik dhe vendosjen e marrëdhënieve më të ngushta tregtare. Marrëveshja aplikohet te operatorët ekonomikë të autorizuar (OEA), të cilët kanë marrë lejes sipas Programeve OEA të të dyja vendeve.

Me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, është miratuar Propozim-programi për ndryshimin e programit për mbështetjen financiare të zhvillimit rural për vitin 2022, me qëllim të përshtatjes së pjesës që rregullon aktivitetet për pjesëmarrje në panaire jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me partnerët ekonomikë dhe socialë të ministrisë dikasteriale.

Qeveria gjithashtu shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për nevojën e lidhjes së marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Qeverisë së Malit të Zi, Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë në lidhje me aranzhmanet e vendit nikoqir për statusin e Organizatës së Përhershme të Forcave të Dedikuara Mjekësore të Ballkanit (BMNS) dhe personelit të saj.

Në këtë drejtim u pranua edhe teksti i marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Qeverisë së Malit të Zi, Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë në lidhje me aranzhmanet e vendit nikoqir për statusin e Organizatës së Përhershme të Forcave të Dedikuara Mjekësore të Ballkanit (BMNS) personelit të saj, me autorizim të ministres së Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ta nënshkruajë Marrëveshjen.

Në këtë mbledhje u shqyrtua dhe u miratua Strategjia e parë për zhvillimin e turizmit fetar dhe mbështetja e manastireve aktive 2022-2026, e propozuar nga Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet fetare (KMBFGF).

Me Strategjinë përcaktohen drejtimet për zhvillimin e turizmit fetar, i cili drejtpërdrejtë do të ndikojë në: rritjen e fluksit turistik nga turistët e vendit dhe të huaj, përforcimi i potencialeve turistike fetare dhe agjencive turistike që punojnë në këtë fushë, përforcimi i bashkëpunimit të komuniteteve fetare në vend dhe përmirësimi i situatës ekonomike në vend.