Nga mbledhja e 36-të e Qeverisë: U miratua plani vjetor i prokurimeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Në mbledhjen e 36-të, me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e solli informacionin dhe e miratoi Planin vjetor të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për lidhjen e kontratave për prokurimin e mallrave, shërbimeve dhe punimeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me qeveritë e vendeve të huaja për vitin 2022.

Plani përmban 8 projekte që do të realizohen nëpërmjet lidhjes së kontratave për prokurimin e mallrave, shërbimeve dhe punimeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me qeveritë e vendeve anëtare të Aleancës, të cilat në përputhje me  Planin për Modernizim të Ushtrisë  janë parashikuar prokurime të  mjeteve të blinduara të lehta me rrota (projekt në  vazhdim), automjeteve speciale për qëllime të posaçshme, sistemeve artilerie 105 mm dhe municioneve 105 mm, sistemeve të mbrojtjes ajrore në lartësi shumë të ulëta, remontit të helikopterëve transportues, pajisjeve të zbulimit dhe inteligjencës, kompletit të përbashkët  kontrollues të zjarrit Joint Terminal Attack Controler (JTAC) dhe mjeteve të blinduara luftarake të lehta për forca speciale.

Me këtë furnizim do të rritet gatishmëria e  Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ndërveprueshmëria e saj me ushtritë e vendeve aleate.

Me  pajisjen e përmendur do të rritet të  pajisurit e Armatës së Maqedonisë së Veriut dhe ndërveprueshmëria e saj me ushtritë e vendeve aleate.

Në këtë mbledhje  Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për arritjet kryesore, përpjekjet dhe koordinimin  në zbatimin e Strategjisë së  Romëve në vitin 2022-2030.

 Bëhet fjalë për një  pikë e cila i sublimon politikat sociale dhe ekonomike të cilat kanë për qëllim mbështetjen e bashkësive të cenuara në shoqërinë tonë, në këtë rast bashkësisë  rome, të përfshira  në Strategjinë për gjithëpërfshirje të Romëve për periudhën nga viti 2022 deri në vitin 2030. 

Në përputhje me konkluzionin për statusin e zbatimit të masave dhe programeve kyçe të Strategjisë për Romët 2022-2030, Qeveria  i ngarkoi ministritë kompetente të përfshira në zbatimin e strategjisë që t’i përcaktojnë prioritetet e strategjisë për vitin 2022 dhe  në formën e një plan veprimi t’i prezantojnë në një seancë tematike e cila  do t’i kushtohet avancimit të integrimit të romëve në Maqedoninë e Veriut.

Qeveria sot miratoi ndryshimet dhe plotësimet  e  Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, i cili  harmonizohet me Ligjin për pagën minimale për të arritur barazinë e të gjithë të punësuarve në sektorin privat dhe publik me të ardhurat më të ulëta, përmes  vendosjes së të njëjtës shumë të pagës minimale ligjore, që të mbulohen me korrigjime në lidhje me pagën minimale dhe kategorinë e kujdestarit/ndihmës -punonjësit profesional- praktikant në sektorin për mbrojtjen e fëmijëve.

Qeveria miratoi edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor për llogaritjen e pagave të të punësuarve në shërbimin profesional të Fondit në mënyrë që të harmonizohet me Ligjin për pagën minimale dhe Ligjin për nëpunësit administrativë.