Ministri për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA), Admirim Aliti, me ftesë të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Stevo Pendarovski, mori pjesë në Manifestimin qëndror për përvjetorin e Ditës së Ushtrisë.
Ushtria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, vazhdon përpjekjet e saj që të kontribuojë në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit, duke i garantuar mirëqenie qytetarëve tanë.
Vlen të theksohet se tashmë kjo ushtri është pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarako- politike NATO-s, duke u zhvilluar dhe modernizuar fuqishëm, për të siguruar demokracinë, gjë e cila hap rrugën e mëtejshme integrimeve Evropiane.