Takimi Kovaçevski – Gir: Procesi i skriningut rrjedh mirë, mbështetje për hapat e ardhshëm në integrimet evropiane

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua me shefin e Delegacionit të BE-së në vendin tonë, Dejvid Gir.

Në takim u vlerësua se procesi i skriningut me BE-në  rrjedh mirë dhe është shprehur mbështetje për hapat e ardhshëm në rrugën drejt integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut, me qëllim të  mbarëvajtjes së procesit negociatave.

Është diskutuar edhe për rëndësinë e avancimit të mëtejshëm të procesit të reformave,  veçanërisht në fushën e jurisprudencës dhe bashkërisht është shprehur pritje për rezultatet e bazuara në kapacitete profesionale, parime dhe integritet.

Në takim u diskutua edhe për çështje të tjera aktuale, veçanërisht rreth pasojave të luftës në Ukrainë në kuadër global dhe sfidave në sferën energjetike me të cilat përballet Evropa dhe bota, si dhe u shpreh pëlqim për nevojën e një qasjeje solidare gjatë shqyrtimit të zgjidhjeve të mundshme.