Kovaçevski në hapjen e "Magna" kanadeze në Strugë: Investime të reja dhe punësim edhe në kushtet e krizës më të madhe globale

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në hapjen zyrtare të investimit kanadez në Maqedoninë e Veriut, konkretisht në Zonën Zhvillimore Teknologjiko-Industriale në Strugë, theksoi se investimet e reja janë konfirmim i politikave të suksesshme të qeverisë edhe në kushtet e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike në botë.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se investimi i ri në Strugë për Qeverinë është konfirmim i përkushtimeve për zhvillim të balancuar rajonal, për vende të reja pune të paguara mirë, e me këtë edhe një stimul i ri për ekonominë tonë.

“Investime të tilla janë një sinjal i qartë se Maqedonia e Veriut ofron një mjedis të parashikueshëm biznesi për kompanitë, për investime të reja. Dhe sipas Indeksit të Monitorimit të Investimeve 2022, i cili krahason Produktin e Brendshëm Bruto me investimet e huaja direkte, kemi arritur rezultate mbresëlënëse. Si vend, ne jemi dukshëm mbi mesataren globale kur bëhet fjalë për tërheqjen e investimeve të gjelbërta. Pothuajse 90 për qind e investimeve vijnë nga projekte të reja, ndërsa 10 për qind e mbetur nga investime në zgjerim. Investimet në burimet e ripërtërishme të energjisë janë sektori kryesor për hyrjet e investimeve të huaja direkte në vend me shtatë projekte, të ndjekura menjëherë nga sektori i automobilave, softuerëve dhe shërbimeve të IT-së, secili me nga gjashtë investime. Ky është rezultat i ambientit tonë të qëndrueshëm të biznesit, anëtarësimit në NATO, si dhe fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian. Për ne si Qeveri, ky është një konfirmim i fortë i konceptit të suksesshëm të ZTZHI dhe Qeverisë, të cilin e zbatojmë prej 18 muajsh. Dhe në kohë sfidash globale arritëm marrëveshje prej mbi 620 milionë euro investime, që është gati dy të tretat e vëllimit të përgjithshëm të investimeve të bëra në 10 vitet e kaluara”, tha kryeministri Kovaçevski dhe u dërgoi mesazh investitorëve përkundër Krizës së madhe globale dhe sfidat me të cilat përballemi ti shfrytëzojnë mundësitë dhe për të investuar kapitalin e tyre në Maqedoninë e Veriut
 

Dejvid Krespi, nënkryetar i kompanisë "Magna International", theksoi se investimi i ri i "Magna" në Strugë është objekti i parë prodhues i kompanisë në Maqedoninë e Veriut, i cili do të mbështesë disa prodhues të makinave evropiane.

“Zë një sipërfaqe prej përafërsisht 17 mijë metra katrorë, ndërtesa tashmë është duke punuar dhe që nga fillimi i këtij viti janë mbi 300 të punësuar dhe pritet të punësohen mbi 1000 punonjës deri në vitin 2024. Me rritjen e biznesit, kështu do të jetë edhe numri i të punësuarve. Jemi të ngazëllyer për hapjen e fabrikës së parë të Magna-s në Maqedoninë e Veriut dhe mundësitë që ajo sjell për të rritur pjesën tonë në Evropën Lindore dhe për të krijuar vende të reja pune në rajon”, tha Krespi dhe theksoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe komuniteti lokal janë shumë bashkëpunues dhe beson fuqishëm në bashkëpunimin e vazhdueshëm për të mbështetur më tej klientët tanë."
 

Jovan Despotovski, drejtor i ZZHTI, i theksoi politikat pozitive për tërheqjen e investitorëve të huaj, që nënkupton investime të reja dhe punësim.

 “Për mua zhvillim i vërtetë është kur investojmë në një jetë më të mirë për njerëzit dhe hapim mundësi për përparim, sepse njerëzit janë ata që lëvizin dhe zhvillojnë ekonominë, jo kapitali. Prandaj jam krenar që duke investuar në kompani të tilla teknologjikisht të avancuara si “Magna” që sjellin vende pune të paguara mirë, po u hapim një shans për një jetë të denjë mbi 1300 bashkëqytetarëve tanë këtu. Prandaj jam krenar që duke investuar në kompani të tilla teknologjikisht të avancuara si “Magna” që sjellin vende pune të paguara mirë, po u hapim një shans për një jetë të denjë mbi 1300 bashkëqytetarëve tanë këtu. Prandaj jam krenar që duke investuar në kompani të tilla teknologjikisht të avancuara si “Magna” që sjellin vende pune të paguara mirë, po u hapim një shans p  vër një jetë të denjë mbi 1300 bashkëqytetarëve tanë këtu.  Më inkurajon veçanërisht fakti që në kohë sfidash ekonomike globale, me një qasje të zgjuar, arrijmë të krijojmë një klimë të mirë biznesi dhe të fitojmë besimin e investitorëve ekzistues dhe të rinj.

. Vetëm në 18 muajt e fundit, me konceptin e ri të TIRZ, kemi arritur kontrata në vlerën 620 milionë euro, të cilat sjellin mbi 4000 vende të reja pune. Qeveria dhe TIRZ mbeten partnerë të përkushtuar të investitorëve të tillë. Ne vazhdojmë së bashku në më shumë histori të reja suksesi si ky”, tha Despotovski në fjalimin e tij.