Kovaçevski: Kriza është mundësi për transformim të energjisë, Maqedonia e Veriut mund të jetë qendër e energjisë së gjelbër

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve theksoi shteti ka plan dhe strategji për sigurimin e energjisë elektrike, por edhe transformim të gjelbër të vendit. Kryeministri tha se kjo Qeveri është e përqendruar në ndryshime thelbësore në të gjitha segmentet, ndër të cilat edhe atë të energjisë.

“Me parashtrimin e kësaj  pyetjeje që vjen nga një deputet i partisë nga radhët e pushtetit, partia lideri i së cilës jam unë, edhe një herë si Qeveri e konfirmojmë ndërgjegjësimin tonë të lartë për nevojën për t’u bërë ndryshime thelbësore me të cilat do të sigurojmë atë që është më e mirë për qytetarët dhe për shtetin është përparësi kryesore. Unë tashmë disa herë kam thënë publikisht, dhe këtu edhe një herë do ta përsëris  nga foltorja parlamentare - me luftën në Ukrainë, prioritetet e shteteve kanë ndryshuar, jo vetëm tonat, por të gjithëve. Dhe tema e energjetikës është bërë një nga temat kryesore në të cilën është fokusuar e gjithë bota, pa të cilën nuk kalon asnjë takim, asnjë takim i liderëve të rajonit dhe BE-së.

Kjo luftë na detyroi të mendojmë për zgjidhje afatgjate për ballafaqim me krizën energjetike e cila vitin e kaluar i preku gjithë Evropën dhe botën, por edhe të diskutojmë për ato afatshkurtra me të cilat menaxhojmë me sukses krizën dhe pasigurinë energjetike.

Kjo është  mundësi e shkëlqyer për të shfrytëzuar burimet e energjisë së gjelbër me  të cilat dispozicionjmë ne vendet e Ballkanit, veçanërisht edhe vendi jonë, por në të njëjtën kohë edhe një mundësi e shkëlqyer për të zhvilluar të gjithë rajonin si një forcë e re energjetike. Ky është një mundësi për të shfrytëzuar së bashku krizën globale të energjisë për t'i kthyer vendet tona në qendra të energjisë së gjelbër që do të furnizojnë me energji  elektrike, jo vetëm tregun e tyre, por edhe rajonin dhe vendet më gjerë.  

Por do të doja të shpjegoja në mënyrën më plastike se si duket ai tranzicion social-ekologjik në kushtet e inflacionit në rritje, në kushtet e mungesës së energjisë dhe në kushtet e punës me objektet që janë ndërtuar para më shumë se 40 vjet, në kohën e Jugosllavisë.

Goditja më e madhe për mosbalancimin në tregun e energjisë elektrike erdhi pas luftës që Rusia shpalli në Ukrainë. Kështu që, në Evropë erdhi deri te mungesa e burimeve energjetike, dhe atë para së gjithash  gazit, nga i cili varet si prodhimi i energjisë elektrike dhe furnizimi me energji elektrike. Nga një treg i energjisë elektrike që ishte stabil, tani kemi një treg jo stabil të energjisë elektrike që nuk ka sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike për vendet e Evropës dhe për këtë arsye çmimi i energjisë është kaq i lartë.

Në kushte të tilla, në një kohë kur ndodhin kriza të ndërlidhura, ajo që duhet bërë, sipas mendimit tim, duhet të bazohet në tre parime, që janë bashkëpunimi, investimi dhe solidaritet.
Kriza energjetike, e cila është më e madhja dhe kryesisht rezultat i agresionit luftarak të Rusisë kundër Ukrainës, prek ekonominë, sektorin e biznesit, qytetarët dhe e tillë është gjithandej nëpër botë, jo vetëm tek ne. Kriza energjetike, jo vetëm që preku vendet me furnizim me energji elektrike dhe gaz, por bëri që disa vende të përballen edhe me mungesë ushqimi.

Rajoni mund ta tejkalojë krizën energjetike vetëm me një qasje të koordinuar ngushtë ndaj diversifikimit të energjisë, si dhe me përshpejtimin e vendosjes së kapaciteteve prodhuese të energjisë nga burimet e ripërtërishme të energjisë, si dhe burimeve bazë të energjisë, pra kapaciteteve të reja energjetike. Nuk duhet të harrojmë, askush nga ne, që për 30 vjet, 31 vjet, pavarësisht se cili opsion politik ka udhëhequr shtetin, nuk u investua në asnjë kapacitet të madh energjetik në vend dhe nuk u investua në rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike edhe në vend. Këto janë dy fushat në të cilat duhen bërë investime serioze.

Varësia e importit nga energjia dhe energjencat varion mes 17% dhe 73%, në disa shtete.

Kur flasim për diversifikimin e energjisë, dhe në kontekstin e luftës në Ukrainë, në fakt flasim për projekte për diversifikimin e burimeve të furnizimit me energji.

Tashmë po punohet për lidhjen e rajonit me burimet e gazit natyror në Azerbajxhan, nëpërmjet gazsjellësit Transadriatik TAP, gazsjellësit Transanatolian TANAP, me të cilin rajoni i Evropës Juglindore, që përfshin Ballkanin Perëndimor dhe vendin tonë, do të marrë sasi shtesë e gazit natyror dhe ato nuk do të varen vetëm nga një burim, gjegjësisht nga gazi rus.
Maqedonia e Veriut, së bashku me fqinjët tanë Greqinë dhe Bullgarinë, po punojmë në ndërtimin e një terminali për gazin natyror të lëngshëm në Aleksandropoli, i cili do të sigurojë diversifikim shtesë me sasitë e gazit që mund të mbërrijë nga çdo vend që eksporton gaz të tillë, siç janë Shtetet e Bashkuara, Katari, Algjeria etj.

Por mendoj se është më se e sigurt që e ardhmja si e transformimit energjetik, por edhe e pavarësisë energjetike është te burimet e ripërtërishme të energjisë.

E theksoj shpesh se ne si vend jemi të përkushtuar ndaj tranzicionit energjetik, sepse e dimë që është e ardhmja edhe për pavarësinë energjetike, edhe për mbrojtjen e mjedisit. Dhe kjo është arsyeja pse vetëm gjatë mandatit të Qeverisë sime, ne kemi instaluar tashmë 27 megavat termocentrale fotovoltaike në vend, që është 11 megavat më shumë se sa është bërë në total në 11 vjet më parë. Kishte instaluar 16 megavat, tani në 10 muaj janë 27 megavat, të lëshuara në rrjet.

Maqedonia e Veriut ka 280 ditë me diell dhe izolimin më të mirë diellor të matur sipas efikasitetit të prodhimit të energjisë elektrike jo në rajon, as në Evropë, në botë.

Është e qartë se po jetojmë në një krizë, është gjithashtu një kohë mundësish.

Këtu, pikërisht tani, shoh mundësinë për t'i kthyer shtetet tona në një qendër energjie të gjelbër që do të fuqizojë jo vetëm tregun tonë, por edhe më gjerë.

Për momentin, ne si vend jemi në fazën e finalizimit të bisedimeve me disa investitorë strategjikë për një kapacitet të instaluar prej një gigavat, në projektet për ndërtimin e centraleve fotovoltaike dhe të erës, si dhe një termocentrali të kombinuar me gaz edhe atë me kompani të mëdha evropiane me renome, nga Franca, Gjermania dhe Greqia, sepse ne e shohim të ardhmen tonë në prodhimin e energjisë elektrike pikërisht në burimet e ripërtërishme të energjisë.
Ato negociata nuk janë të lehta, sepse çmimi i burimeve të energjisë elektrike nuk është konsistent, dhe ato kontrata duhet të jenë 15-20 vjeçare dhe ekipi i qeverisë është duke punuar në negociata me këta investitorë që duhet të investojnë burime serioze financiare në ndërtim të këtyre kapaciteteve. Pasi të përfundojnë të gjitha negociatat, këto investime strategjike do t'ju dërgohen juve, deputetëve, për miratim përfundimtar.

Sa i përket tranzicionit energjetik, duhet të përmendim tranzicionin energjetik të sistemeve tona energjetike, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe ta bëjmë atë tranzicion sa më të drejtë. Të gjithë i kujtojmë privatizimet dhe kalimin nga sistemi i vjetër socialist në ekonomitë e tregut. Të mos na ndodhë e njëjta gjë dhe njerëzit të mbeten në rrugë, pa punë. Unë nuk do ta lejoj këtë, e as Qeveria.

Unë jam një person përgjegjës dhe Qeveria që drejtoj merr vendime vendimtare, por askujt nuk do t'i kërcënohet jetesa dhe vendi i punës. E kam fjalën për punëtorët që tani punojnë në sistemin elektroenergjetik.

Në Maqedoninë e Veriut, ne po bëjmë tranzicionin e parë energjetik në termocentralin “Oslomej”, ku tashmë kemi ndërtuar një termocentral fotovoltaik prej 10 megavat, i vendosur në funksionim dhe 2 nga 50 megavat janë tashmë në ndërtim e sipër përmes me NP partneritetit, dhe një tjetër do të fillojë me projektimin prej 10 megavatësh. Me këtë, 120 megavat energji nga qymyri do të zëvendësohen me 120 megavat energji nga dielli.

Për momentin është duke u zhvilluar një Plan Veprimi për një tranzicion të drejtë të Maqedonisë së Veriut, në të cilin dy rajonet tona me thëngjill janë saktësisht të synuara dhe të cilat masa duhet të zbatohen nga pikëpamja sociale dhe ekonomike.

Por dua të theksoj se ky transformim, i cili bëhet në disa nivele, sigurisht që nuk do të jetë në dëm të punëtorëve. Nëpërmjet modaliteteve të ndryshme do të sigurohet transformimi i energjisë dhe do të mbrohen dhe transformohen vendet e punës të punëtorëve që punojnë. Ndërsa ata që punojnë do të presin ditët e pensionit, por edhe do të hapen vende të reja pune për teknologjitë e reja që do të punojnë në qendrat e reja ku të rinjtë do të mund të gjejnë të ardhmen e tyre profesionale.

Së fundi ka filluar të funksionojë termocentrali më i madh fotovoltaik në Maqedoninë e Veriut me kapacitet 17 MW në Sveti Nikolosko, i ndërtuar nga kompania sllovene “Gen-I”, dhe në dy vitet e ardhshme të gjitha 130 megavat të termocentraleve fotovoltaike duhet të të vihet në përdorim, pas rrugës së primeve për të cilat janë nënshkruar kontratat në dy vitet e fundit.

Do të shkoj të inspektoj së bashku me Presidentin gjerman pas 2 ditësh zgjerimin e kapacitetit të parkut me erë në Gjermani, po ashtu edhe turbinat për parkun e erës 25 megavat po sillen tashmë në Sveti Nikole.
E gjithë kjo është pjesë e tranzicionit që ka filluar, do të vazhdojë dhe do të na bëjë qendrën e energjisë së gjelbër të Evropës”, tha Kryeministri Kovaçevski.