Ditën e kaluar janë prodhuar 19.942 MWh energji elektrike, amvisëritë dhe furnizimet shtesë janë të plotësuara tërësisht me energji elektrike nga kapacitetet e EMV-së

SHA EMV më 30.01.2023 prodhoi 19.942 MWh energji elektrike, me çka me energjinë e prodhuar vetë plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore. 

Në termoelektranat janë prodhuar 14.845 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 5.097 MWh.