Aliu dhe Zafirovski: Të mërkurën dhe të enjten do të bëhet skrining i popullsisë në Trubarevë me ekip pulmonologësh

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Klinikën Universitare të Pulmonologjisë, nis një skrining dyditor të popullsisë në Trubarevë, i cili do të mbahet të mërkurën dhe të enjten (24 dhe 25 shtator).
“I ftojmë banorët e Trubarevës dhe zonave përreth që të marrin pjesë në skrining. Skriningun do ta kryejnë dy ekipe nga Klinika e Pulmonologjisë me automjete ambulante. Kontrolli është i dedikuar për të gjithë qytetarët e interesuar nga Trubareva dhe zonat përreth, veçanërisht për ata që ndiejnë vështirësi në frymëmarrje ose kanë simptoma që tregojnë për sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes.”,- theksoi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Skriningu do të përfshijë: kontroll klinik të plotë, spirometri, EKG dhe kontrolle të tjera të nevojshme.
“Qëllimi ynë është të sigurojmë kujdes shëndetësor të nivelit të lartë për të gjithë qytetarët. Nëse ka nevojë për ekzaminime shtesë, ato do të kryhen ose pacientët do të referohen në Klinikën e Pulmonologjisë.”,- theksoi drejtori i Klinikës.
Me këto aktivitete parandaluese përmirësohet shëndeti i popullsisë, me vëmendje të veçantë për banorët e Trubarevës ku ndodhi zjarri në fabrikën e mbeturinave elektronike.

Automjetet do të vendosen në vendet e mëposhtme: