Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, mori pjesë në konferencën ministrore “Kapacitetet e administratave publike për integrim në BE”, e organizuar nga Komisioni Evropian me mbështetjen e SIGMA-s.
Në ngjarje morën pjesë ministra dhe përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Moldavia dhe Armenia, si dhe nga organizatat rajonale dhe ndërkombëtare si ReSPA, RCC, OECD, WeBER dhe SIGMA.
Gjatë fjalimit së tij në kuadër të pjesës së parë të konferencës, ministri Minçev deklaroi se fuqia e administratës publike nuk reflektohet në numra, por me cilësinë dhe kapacitetin e saj për të sjellë rezultate. Ai shtoi se administrata duhet të jetë motor i reformave, garantues i sundimit të ligjit dhe partner në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Ai theksoi se rekomandimet nga Raporti i SIGMA-s nuk mbetën vetëm në letër, por u shndërruan në masa dhe aktivitete konkrete, të integruara në planin e veprimit që tashmë po zbatohet, duke u përfshirë më tej edhe në rishikimin e Strategjisë për reformën e administratës publike.
„Ne nuk i shohim raportet vetëm si formalitet, ato janë një mjet për ndryshime reale. Reformat duhet të kenë efekt praktik mbi institucionet dhe qytetarët, e jo të mbeten deklarative.” – theksoi ministri.
Minçev theksoi gjithashtu rolin kyç të mbështetjes ndërkombëtare, me theks të veçantë tek ReSPA dhe SIGMA, si partnerë në procesin e reformave përmes trajnimeve, ndihmës eksperte dhe shkëmbimit të përvojave me vendet anëtare të BE-së.
„Vizion i Ministrisë së Administratës Publike është të ndërtojmë një administratë që do të kontribuojë në mënyrë aktive në krijimin dhe zbatimin e politikave evropiane. Maqedonia nuk e sheh procesin e integrimit si një rrugë njëkahëshe – synimi ynë është të njihemi si partner serioz në Union dhe shembull i lidershipit në rajon.” – theksoi ministri Minçev.
Ministria e Administratës Publike mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj reformave që e afrojmë Maqedoninë me familjen evropiane, me një angazhim të fortë për krijimin e një administrate moderne, efikase dhe transparente, e cila do të sigurojë që institucionet të jenë shërbim i interesit publik.