Filloi vizita zyrtare e delegacionit të NATO-s, të udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg dhe i Këshillit Veriatlantik të Aleancës

Me një ceremoni me nderime më të larta shtetërore, sot para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i dëshiroi mirëseardhje në vizitën zyrtare në vendin tonë Sekretarit të  Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili arriti së bashku me ambasadorët të vendeve anëtare të aleancës nga Këshilli Veriatlantik.

 

Kryeministri Zaev dhe Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg, së bashku me përfaqësuesit e lartë të sekretariatit të NATO-s dhe anëtarëve të Qeverisë së RMV, Radmilla Sheqerinska Jankovska, zëvendëskryetare e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Ministre e Mbrojtjes, zëvendëskryetarin  Bujar Osmani i ngarkuar për Çështje Evropiane, Nikola Dimitrov ministër i Punëve të Jashtme si dhe këshilltar për bashkëpunim të NATO-s, për siguri dhe punë të jashtme në kabinetin e Presidentit të Shteti, mbajtën takim dypalësh.

Në takim bashkërisht u konkludua se mbajtja e takim të Këshillit Veriatlantik në qytetin kryesor të Maqedonisë së Veriut është një mirënjohje e madhe dhe inkurajim për vendin në rrugën e saj drejt integrimeve euro-atlantike  e cila duhet të përfundoj së shpejti me anëtarësim të barabartë dhe me perspektiva të hapura për zhvillimin ekonomik-shoqëror të vendit.

Menjëherë pas aktiviteteve në Qeverinë e RMV, Kryeministri Zaev dhe Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg, së bashku me dy delegacionet, u larguan në pjesën e punës të Këshillit Veriatlantik me Komitetin për Integrime të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe me përfaqësues të Qeverisë së RMV, që për herë të parë në histori  me procesin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO, mbahet në Maqedoninë e Veriut.

Me mbledhje të përbashkët, Këshilli Veriatlantik dhe i Komitetit për integrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO do të udhëheq, Kryetari i Qeverisë z. Zaev dhe Sekretari i Përgjithshëm, Stoltenberg, me çka do të pasoj edhe konferencë e përbashkët e tyre.

Gjatë ditës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Stoltenberg,  dhe ambasadorët e Këshillit Veriatlantik do të mirëpriten edhe nga ana e Presidentit të Shteti të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.