Venko Filipçe, Мinistër i Shëndetësisë
Venko Filipçe mban postin e ministrit të Shëndetësisë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Posta elektronike: | / |
Faqja në Facebook: | www.facebook.com/filipce.venko |
Dr. Venko Filipçe është emëruar ministër i Shëndetësisë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë nga pozita e këshilltarit të Shëndetësisë të kryeministrit Zoran Zaev dhe pozitës profesionale si asistent profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup.
Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup në vitin 2001, ndërsa në vitin 2008 e kreu specializimin në degën e Neurokirurgjisë.
U zgjodh për asistent në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, në vitin 2004.
Magjistraturën në degën e Neurokirurgjisë e mbrojti në vitin 2011, ndërsa disertacionin e doktoratës në vitin 2015.
Në vitin 2017 u zgjodh si docent në Fakultetin e Mjekësisë.
Gjatë punës së tij, ai u zhvillua në qendrat e neurokirurgjisë në Grac, Beograd, Dejton, Kolumbi, Stamboll e Cyrih.
Në vitin 2012 ai kryen fellowship në neuroradiologjinë ndërhyrëse, duke u bërë neurokirurgu i parë në Maqedoni dhe vendet përreth, i cili themeloi neurokirurgjinë hibride në klinikën e amë në Shkup.
Veprat e tij janë botuar në disa revista të vendit dhe të huaja në fushën e Neurokirurgjisë.
Dr. Venko Filipce është sekretar i Shoqatës së Neurokirurgjisë së Maqedonisë, si dhe anëtar i Komitetit ekzekutiv të Shoqatës së Neurokirurgëve të Evropës Juglindore, ndërsa në vitin 2016 ai ishte organizatori i konferencës neurovaskulare maqedonase-japoneze.