Suhejl Fazliu, ministër i Vetëqeverisjes Lokale

Suhejl Fazliu mban postin e ministrit të Vetëqeverisjes Lokale të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Posta elektronike: minister@mls.gov.mk

U diplomua në Universitetin e Evropës Juglindore, Tetovë, në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore.

Në karrierën e tij profesionale, ka përvojë të gjerë në fushën e teknologjisë së informacionit, në realizimin e shërbimeve këshilluese për projektet e Vetëqeverisjes Lokale në Maqedoni dhe jashtë saj.

Ministri Fazliu si një këshilltar i pavarur i qeverisjes elektronike dhe tregtisë elektronike, ka punuar për disa ndërmarrje publike, si dhe për kompani private për shërbimin e Tregtisë Elektronike.

Në periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2015, ai punoi si këshillues për Teknologjinë e Informacionit dhe ueb aplikacione për kompani të ndryshme.

Ministri Fazliu flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe maqedonase.

Ministri SuhejlFazliu lindi në vitin 1986 në Shkup.