Ministria e Ekonomisë
Ministria e Ekonomisë kryen punët që kanë të bëjnë me:
- përcjelljen e gjendjes dhe dukurive në tregun e mallrave dhe shërbimeve dhe ndikimi i masave nga politika ekonomike;
- përcjelljen e gjendjeve ekonomike, strukturore dhe tekniko- teknologjike të masave për realizimin e politikës zhvilluese dhe aktuale në fushën e prodhimtarisë, tregtisë, hotelerisë dhe zejtarisë;
- ndërmarrjen e masave kundër pozitës dhe sjelljes monopole;
- përcjelljen e bilanceve materiale aktuale dhe furnizimi i qytetarëve me produktet themelore ushqyese dhe mallra të tjera për konsumin e gjerë dhe të ndërmarrjeve me lëndë të para;
- sistemin dhe politikën e çmimeve të prodhimeve dhe shërbimeve;
- hartimin e programit për zhvillimin global material të resurseve humane;
- pronësinë industriale;
- mbrojtjen e konsumatorëve;
- ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe dyqanet;
- përcjelljen e lëvizjeve ekonomike ndërkombëtare, si dhe ndikimin e tyre mbi marrëdhëniet ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë;
- punën e jashtme-tregtare;
- hulumtimet gjeologjike dhe eksploatimin e lëndëve të para minerale;
- energjetikën;
- zbatimin e normave të përgjithshme dhe teknike, rregullat dhe standardet;
- meteorologjinë;
- mbikëqyrjen nga kompetencat e saj dhe
- kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligj.
Ministër: Kreshnik Bekteshi Adresa: “Jurij Gagarin” nr. 15, 1000 Shkup (godina Sh.A BETON.) Website: www.economy.gov.mk |