Ministri e Punës dhe Politikës Sociale
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kryen punët që kanë të bëjnë me:
- marrëdhëniet e punës, punësimin dhe të punësuarit;
- sigurimin pensional-invalidor;
- mbrojtjen e punëtoreve gjatë punës;
- sigurim material të të papunëve të përkohshëm;
- pagat dhe standardi jetësor;
- politikën sociale;
- politika humane e popullatës, për shkak të harmonizimit të zhvillimit ekonomik social;
- marrëdhëniet juridike në martesë, familje dhe bashkësinë jashtëmartesore;
- marrëdhëniet në mes të prindërve dhe fëmijëve, kujdestarinë dhe birësimin;
- avancimin e barazisë së sekseve;
- mbrojtjen e fëmijëve dhe personave të mitur;
- mbrojtjen e rinisë dhe grave;
- mbrojtjen e personave me vështirësi në zhvillim;
- mbrojtjen e invalidëve civil të luftës dhe të familjes kryefamiljari i së cilës gjendet në shërbim ushtarak;
- mbrojtjen e luftëtarëve të Luftës Antifashiste dhe nga të gjitha luftërat nacional çlirimtare në Maqedoni, të invalidëve të luftës, të të përndjekurve dhe të burgosurve për idetë për pavarësinë e popullit maqedonas dhe shtetësinë e tij, si dhe anëtarët e familjeve të tyre të cilët nuk kanë mundësi materiale për ekzistencë sociale;
- mbikëqyrjen e kompetencave të saja dhe
- kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligj
Ministre : Milla Carovska Adresa: “Dame Gruev” nr. 14, 1000 Shkup; Website: www.mtsp.gov.mk |