Ministria e Punëve të Jashtme
Ministria e Punëve të Jashtme kryen punët që kanë të bëjnë me:
- çështjet e jashtme dhe politikën e jashtme të Republikës së Maqedonisë;
- vendosjen, zhvillimin dhe koordinimin e marrëdhënieve, përfaqësimin dhe afirmimin e Republikës së Maqedonisë në planin ndërkombëtar;
- mbrojtjen e interesave, të drejtave dhe pronësinë e Republikës dhe shtetasve të saj dhe të personave juridik vendas jashtë shtetit;
- koordinimin dhe raportimin e për politikën nga kompetenca nga e cila është e themeluar;
- kujdesin për pozitën dhe të drejtat e pjesëtarëve të popullit maqedonas në vendet fqinje;
- organizimin dhe menaxhimin e përfaqësive diplomatike, konsullore dhe përfaqësi të tjera të Republikës së Maqedonisë, si dhe organizimin e sistemit të lidhjeve me to; kontraktimin, ratifikimin dhe ruajtjen e marrëveshjeve ndërkombëtare;
- përcaktimin dhe shënimin e kufirit shtetëror;
- komunikimin dhe bashkëpunimin me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të shteteve të huaja dhe misioneve të organizatave ndërkombëtare në Republikën e Maqedonisë;
- akreditimin e ambasadorëve, pranimin e letrave akreditive, dhënien e privilegjeve dhe imunitet të përfaqësive të huaja diplomatike dhe organizatave qeveritare ndërkombëtare dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me emërimin dhe shkarkimin e ambasadorëve të Republikës së Maqedonisë jashtë shtetit;
- grumbullimin, hulumtimin dhe përkujdesjen për dokumentacionin e huaj dhe vendas nga kompetencat e saj kryen e dhe punë të tjera atë përcaktuara me ligj.
Ministër : Nikolla Dimitrov Adresa: “Filip Vtori Makedonski“ nr. 7, 1000 Shkup; Website: www.mfa.gov.mk |