Qeveria në seancën e rregullt të 80-të miratoi propozim- ligjin për ndryshim të Kodit Zgjedhor, me procedurë të përshpejtuar. Me propozim- ligj do të mundësohet përzgjedhje e Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe do të tejkalohen mangësitë objektive në praktikë.
Ndryshimet kanë të bëjnë me disa paragrafë të Nenit 27. Në të, plotësisht fshihet paragrafi 3 i cili thotë: “Komisioni për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimet në Kuvend, harton propozim- listën e kandidatëve të paraqitur dhe e dorëzon në Kuvend.
Në paragrafin 4, thuhet: “ Nga kandidatët me propozim të listës, partitë politike në opozitë propozojnë kryetar dhe tre anëtarë të Komisionit Shtetëror Zgjedhor”, fshihen fjalët “me propozim të listës”.
Në paragrafin 5, i cili thotë :”Kryetarin, nënkryetarin dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor zgjedhin Kuvendin me dy të tretën e shumicës së votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve”, fshihen fjalët “dy të tretën”.
Ky Ligj hyn në fuqi ditën shpalljes në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë”.
Ministrat në seancë shqyrtuan dhe miratuan Informacionin për aktivitetet e ridifinimit të mënyrës së përcaktimit të kritereve për bllok dotacionet dhe të destinuara të komunave. Ndërkaq, Qeveria angazhoi Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale deri në fund të dhjetorit të vitit 2018, të dorëzojë propozim për referendum të mënyrës së verifikimit të kritereve për bllok dotacionet dhe të destinuara të komunave.
Në seancën e 80-të, Qeveria miratoi edhe Informacionin me propozim tekst të Memorandumit ndërmjet Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës së Republikës së Serbisë për shkëmbim të përvojës në fushën e- hapësirë. Memorandumi parasheh bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave në fushën e organizimit dhe implementimit të sistemit e- hapësirë në Republikën e Serbisë, sipas të cilit është të Republikës së Maqedonisë.
Me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi propozim- vendimin për metodologjinë për përcaktimin e kritereve për shpërndarje të bllok dotacioneve për institucionet publike për fëmijë, çerdhet për fëmijë sipas komunave për vitin 2019.
Si material për informim Qeveria në seancë shqyrtoi Raportin final për revizionin e realizuar të raportit financiar dhe revizionit të harmonizimit për vitin 2016 të Ministrisë së Drejtësisë. Njëkohësisht Entit Shtetëror të Revizionit, Qeveria i rekomandoi të veprojë sipas detyrës zyrtare sipas raporteve të tij. Ndërkaq, Qeveria angazhoi Ministrinë e Drejtësisë të hartojë Planin e veprimit me afatet e përcaktuara dhe bartësit për implementimin e rekomandimeve të dhëna nga Raporti final i Entit Shtetëror të Revizionit, për revizionin e rregullshmërisë së realizuar në vitin 2016 në funksion të tejkalimit të gjendjeve të konstatuara dhe në të njëjtin afat prej 30 ditësh të dorëzojë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe në Entit Shtetëror të Revizionit. Gjithashtu, sipas zbulimeve në raport të Entit Shtetëror të Revizionit, Qeveria angazhoi të gjitha ministritë dhe organet e tjera të administratës shtetërore, në të gjitha rastet ku ka bazë për dyshim, në rregullshmërinë e procedurës gjatë ndërtimit të objekteve në të cilët ata janë investitorë, të ngrenë procedurë për marrjen e licencës së realizuesve të atij objekti ( projektues, revidentë, mbikëqyrës, realizues etj.)
Në seancën e sotme, u miratua Informacioni për furnizimin disavjeçar të insulinës, glukagonit, gjilpërave të insulinës, lentave për matjen e sheqerit dhe pompave të insulinës me materialin konsumues për periudhën shtator 2018- shtator 2020 për nevojat e popullatës së Republikës së Maqedonisë. Për realizimin e furnizimit e angazhuar është Ministria e Shëndetësisë.
Ministrat, në seancën e 80-të shqyrtuan dhe miratuan Informacionin për plotësimin e kushteve (hapësirë, pajisje dhe kuadër) të Shoqërisë për prodhimtari, tregti, transport dhe shërbime “Ф&М” 2017 ShPK Eksport – Import, në fshatin Vrapçisht, Gostivar për realizimin e veprimtarisë së kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore, me propozim- vendim.
Në fushën e shëndetësisë, Qeveria miratoi dhe Informacionin për fillimin e punimeve përgatitore dhe analizën paraprake për mundësinë e formimit të Projektit rajonal për fraksionet e plazmë së gjakut dhe sigurisë në furnizimin e gjakut. Aktivitetet përgatitore për këtë projekt është angazhuar t’i fillojë Ministria e Shëndetësisë.
Në seancën e sotme të rregullt, Qeveria emëroi Stojançe Angellovin për Koordinator nacional të çështjeve lidhur me Shoqatën e “Branitellave”.