Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në seancën e 94-të në seancë të jashtëzakonshme, që e mbajti mbrëmë, shqyrtoi dhe miratoi Propozimin për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018.
Këtë vendim Qeveria e RM-së e solli në bazë të lëvizjeve fiskale që krijuan nevojën për përshtatje minimale të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018, sikurse në anën e të hyrave ashtu edhe të dalave të Buxhetit.
Të ardhurat e përgjithshme me ndryshimet dhe plotësimet e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018 janë planifikuar në nivel prej 192,6 miliardë denarë,përderisa harxhimet e përgjithshme janë konstatuar me vlerë prej 210,5 miliardë denarë. Në suaza të këtyre të ardhurave dhe harxhimeve të planifikuara, deficiti dukshëm është më i ulët (18,2 miliardë denarë). Ndërkaq, në raport me PBV, deficiti buxhetor është i pandryshueshëm dhe kap vlerën prej 2.7% të PBV-së.
Me ndryshimet dhe plotësimet e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018 që propozon Qeveria e RM-së të miratohen nga Kuvendi i RM-së, është bërë revidim i të ardhurave të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018 për 0,5% më poshtë, përkatësisht 1 miliardë denarë.
Në këtë seancë Qeveria e RM-së konstatoi se, në kushte të të ardhurave të pandryshueshme të buxhetit themelor, revidimi i projeksioneve të planifikuara iniciale të anës së të ardhurave të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë është rezultat i:
Uljes së të ardhurave të cilët shfrytëzuesit buxhetori i realizojnë në xhirollogaritë e tyre personale.
Në përputhje me realizimin e nëntë muajve të vitit, rritje e butë e kontributeve sociale, në raport me buxhetimin inicial prej rreth 1,5%, përkatësisht të njëjtat janë reviduar në nivel prej 56,2 miliardë denarë.
Duke pasur parasysh këtë, Qeveria e RM-së në seancën për rebalanc të buxhetit miratoi propozimin e Ministrisë së Financave, që ana e shpenzimeve të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018 të korrigjohet për 1,2 miliardë denarë, përkatësisht për 0,5%, ku janë bërë këto ndryshime të konsiderueshme:
- Rialokimi i mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve të buxhetit;
- Ulja e pozitave të caktuara tek shpenzimet kapitale të shfrytëzuesve buxhetor, tek të cilët është evidentuar dinamikë e ngadalësimit e realizimit, kryesisht tek projektet e financuara me kredite;
Ulja e kamatave të shpenzimeve për 897 milionë denarë;
Fuqizimi i kapacitetit fiskal i komunave;
Alokimi i mjeteve plotësuese në Fondin për Sigurim Invalidor dhe Pensional, me qëllim pa pengesë të paguhen pensionet dhe harxhimet tranzitore për shtyllën e dytë pensionale, sigurimin e mjeteve plotësuese në Fondin për Sigurim Shëndetësor me qëllim që të realizohet pandërprerë mbrojtja shëndetësore dhe raporti i dhënë mjekësor, si dhe mjetet plotësuese për Agjencinë e Punësimit të Republikës së Maqedonisë për arkëtimin në bazë të papunësisë.
Procedurën për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit për vitin 2018, Qeveria e Republikës së Maqedonisë e inicio në këtë periudhë që të ruhen afatet në përputhje rregullores ligjore për miratimin e tij në Kuvendin e RM-së deri më 15 nëntor, në rast sillet vendim për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Më shumë detaje për rebalancin e Buxhetit për vitin 2018 do të prezantohen në konferencën për shtyp të Ministrit të financave Dragan Tevdovski, nesër (e diel, 14 tetor).